Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të diel në ditën e 134-t.
Qytetarët u grumbulluan si zakonisht në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë.
Protestuesit, me postera e pankarta në duar, u zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Më tej, ata mbajnë disa fjalime, ndërsa bëjnë thirrje për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Protesta ka hyrë në muajin e pestë të tubimeve të përditshme në qendër të kryeqytetit, ku ndahen mesazhe drejtuar klasës politike shqiptare./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

