Lajme Zone
Gërryenin shtratin e lumit Vjosa me fadromë, një i arrestuar dhe një nën hetim, akuzohen për dëmtim të zonave të mbrojtura (EMRAT)
Të tjeraReport TV

Gërryenin shtratin e lumit Vjosa me fadromë, një i arrestuar dhe një nën hetim, akuzohen për dëmtim të zonave të mbrojtura (EMRAT)

Policia ka goditur një rast të dëmtimit të habitatit në Parkun Mjedisor të Vjosës. Dy persona akuzohen se po gërryenin shtratin e lumit me fadromë, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në pranga.

Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë dëmtuar habitatin e Parkut Natyror të Lumit Vjosa duke gërryer shtratin e lumit me fadromë. Në pranga ka rënë Lorenc Bami, 44 vjeç, banues në Tepelenë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë Andi Hasani, 49 vjeç, banues në Tiranë. LEXO edhe...Sherr edhe në hyrje të stadiumit 'Air Albania', tifozët përplasen me policinë para derbit Partizani-Tirana Sipas Policisë, ngjarja është konstatuar një ditë më parë në vendin e quajtur "Gallaticë", në fshatin Vasjar të Memaliajt, ku shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore. Të dy personat akuzohen për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore", ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al memaliaj tepelenë Tirane Andi Hasani Lorenc Bami lumi vjosa Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.4% Jo 34.3% Nuk e di 6.2% Vota total: 5699 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?