Lajme Zone
Atentati në Elbasan/ Identifikohet shënjestra, autori i vendosi pistoletën në kokë, por arma nuk qëlloi
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Elbasan/ Identifikohet shënjestra, autori i vendosi pistoletën në kokë, por arma nuk qëlloi

Personi që dyshohet se ishte shënjestra e një atentati të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan është identifikuar si Mir Bitoci, emër i njohur për autoritetet për shkak të përmendjes së tij në ngjarje të periudhës së trazirave të viteve 1997-2000. Bitoci raportohet se jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Bitoci ndodhej brenda një lokali në momentin kur ka ndod

Personi që dyshohet se ishte shënjestra e një atentati të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan është identifikuar si Mir Bitoci, emër i njohur për autoritetet për shkak të përmendjes së tij në ngjarje të periudhës së trazirave të viteve 1997-2000. Bitoci raportohet se jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Bitoci ndodhej brenda një lokali në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Pas disa minutash, ai është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë ambientit.

Lëvizjet e tij dyshohet se janë ndjekur nga autori. Ky i fundit, i cili ndodhej në të njëjtin lokal dhe po konsumonte kafe në shoqërinë e një gruaje, është larguar menjëherë pas tij.

Në pamjet filmike duket se personi i veshur me bluzë të bardhë i është afruar Bitocit nga pas, në pjesën e jashtme të lokalit, dhe i ka drejtuar një armë zjarri në kokë.

Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar sulmit.

Një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet me dyshimin se arma e përdorur nga autori mund të jetë bllokuar në momentin kur ai ka tentuar të qëllojë. Elbasan/ U fut në lokal dhe tentoi të vriste një person, policia shpall në kërkim autorin

15 Gusht, 16:18 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm