Lajme Zone
Atentati ndaj oligarkut ukrainas në Monako, CNN zbardh detaje të reja: Autorja u pagua 7 mijë euro për krimin, disa ditë më vonë u gjet e groposur!
BotëReport TV

Atentati ndaj oligarkut ukrainas në Monako, CNN zbardh detaje të reja: Autorja u pagua 7 mijë euro për krimin, disa ditë më vonë u gjet e groposur!

Një javë pasi autoritetet thanë se ajo e kishte vendosur bombën, nëna beqare 39-vjeçare u gjet e vdekur, e varrosur në një gropë të cekët në një pyll pranë Kievit.

Të tjera detaje kanë dalë nga atentati me bombë ndaj oligarkut ukrainas Vadim Yermolaev në 29 qershor në Monako. CNN ka shkruar se autorja e dyshuar e vrasjes, Anastasia Berezovskaya, mund të jetë paguar 6-7 mijë euro për kryerjen e krimit. Pagesat dyshohet të jenë bërë përmes transfertave bankare dhe kriptomonedhave. LEXO edhe...Thirrje e ministrit të shkarkuar ukrainas për zgjedhje, Kremlini: Tregon përçarje në Kiev! Në momentin e atentatit, Berezovskaya ishte maskuar si burr. Ajo nuk kishte të kaluar kriminale, asnjë lidhje të njohur me Yermolaievin dhe asnjë motiv të dukshëm për kryerjen e krimit. Një javë pasi autoritetet thanë se ajo e kishte vendosur bombën, nëna beqare 39-vjeçare u gjet e vdekur, e varrosur në një gropë të cekët në një pyll pranë Kievit. Dy të dyshuarit për vrasjen e saj, Vladislav Reut dhe Vitaly Zykovich, kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen. Reut, i cili në kohën e atentatit në Monako ishte oficer në shërbim i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), ka pranuar përfshirjen në vrasje, por pretendon se ka vepruar pa dijeninë e eprorëve. Ndërkohë, autoritetet ukrainase mohojnë çdo përfshirje të shërbimit inteligjent në këtë rast. Vetë Yermolaev thotë se nuk beson se shteti ukrainas ka urdhëruar vrasjen e tij, por dyshon se dikush mund të ketë punësuar privatisht persona me përvojë në operacione të fshehta. R.Xh/ReportTv.al Monaco oligarket Vadim Yermolaev atentat Anastasia Berezovskaya ukraine Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.9% Social media 16.1% Vota total: 4830 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?