Lajme Zone
Atentati me tritol që vrau Beqir Devollin në Gjirokastër, gjykata lë në burg dy të arrestuarit! Dy të tjerë ende në kërkim
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati me tritol që vrau Beqir Devollin në Gjirokastër, gjykata lë në burg dy të arrestuarit! Dy të tjerë ende në kërkim

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Behar Zyberin dhe Shpëtim Malasin, të dyshuar për vrasjen me tritol të 48-vjeçarit Beqir Devolli më 10 tetor.

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg dy personat e arrestuar për atentatin me tritol që i mori jetën 48-vjeçarit Beqir Devolli. Në seancën e zhvilluar këtë të diel, më 18 tetor, gjyqtari Ervin Kore ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e Behar Zyberit, alias Behar Heqimaj, dhe Shpëtim Malasit, duke caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dy të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje me paramendim”, të kryer në bashkëpunim. Zyberi, 64 vjeç, nga Fieri, dhe Malasi, 42 vjeç, banues në Patos, u arrestuan më 16 tetor, pas hetimeve për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në bulevardin “18 Shtatori”, përballë Policisë së Gjirokastrës. LEXO EDHE:Sulmohet gazetari i Report TV gjatë protestës në Gjirokastër, një protestues i thyen telefonin teksa raportonte para komisariatit (VIDEO) Për të njëjtën ngjarje janë shpallur në kërkim Gentjan Zhupa, 38 vjeç, nga Tepelena, dhe Kliton Omeri, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, atentati dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës në vendet europiane. Hetuesit dyshojnë se katër personat kanë pasur role të ndryshme në organizimin, vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin e Devollit. Nga shpërthimi humbi jetën 48-vjeçari, ndërsa 26-vjeçari Erigels Mela, i cili ndodhej si pasagjer në automjet, mbeti i plagosur lehtë. Lënda plasëse ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit. Lajmi në përditësim U.D/Shqiptarja.com TAG: Beqir Devolli Gjirokaster Behar Zyberi Behar Heqimaj Shpetim Malasi Gentjan Zhupa Kliton Omeri Kliton Nanushi erigels mela Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19.1% Jo 77.4% Disi 3.5% Vota total: 5375 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?