Një person është gjendur pa shenja jeta në Lanë. Sipas informacioneve paraprake është një mashkull, po verifikohet nga policia.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet lanapoliciaTiranë

