15 persona janë vendosur nën masa sigurie nga drejtësia në lidhje me protestën në Tiranë. Për 12 prej tyre është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Ndërkohë, 2 persona janë vendosur edhe nën masën “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, me kufizimin për të mos iu afruar institucioneve publike në një distancë më të vogël se 500 metra, si dhe për të mos qëndruar në sheshe apo mjedise publike ku zhvillohen tubime pa autorizimin e gjykatës.
Një person tjetër i është nënshtruar edhe masës “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, duke pasur detyrimin të dorëzojë pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit.
Masat e sigurisë vijnë në kuadër të procedimeve që lidhen me protestën në Tiranë, ndërsa kufizimet e vendosura ndaj personave të përfshirë përcaktojnë detyrimet dhe ndalimet që ata duhet të respektojnë sipas vendimeve përkatëse të drejtësisë. H. D. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
F. D. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
E. D. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
I. K. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
E. Q. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
S. D. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
F. M. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Xh. K. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
M. K. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
L. B. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
I. G. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalim qëndrimi në vende të caktuara dhe ndalim i daljes jashtë shtetit.
L. M. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
E. D. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
K. K. – Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalim qëndrimi në vende të caktuara. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

