Lajme Zone
Atentati i dështuar në Elbasan – Gjykata  lë në burg Poli Boriçin, zbardhet dëshmia: Nuk doja ta vrisja, por…
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati i dështuar në Elbasan – Gjykata  lë në burg Poli Boriçin, zbardhet dëshmia: Nuk doja ta vrisja, por…

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Poli Boriçin, i dyshuar për tentativën e vrasjes së një shtetasi me armë zjarri, në një ngjarje të ndodhur në ambientet e një lokali në Elbasan. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua mesditën e sotme, 18 gusht 2026, në orën 13:00, ku Boriçi u paraqit përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal ndaj tij. Sipas të dhënave zyrtare ngjarja ndodhi në një lokal në Elbasan, ku një konflikt mes personave ka përshkallëzuar dhe i dyshuari, sipas akuzës, dyshohet se ka përdorur armë zjarri në përpjekje për t’i marrë jetën një shtetasi. Pas ngjarjes, autoritetet kanë bërë të mundur ndalimin e Poli Boriçit, i cili tashmë do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, në zbatim të vendimit të gjykatës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë. Seanca kishte në objekt “Vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë”. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka analizuar rrethanat e ngjarjes, dyshimet e ngritura nga organi i akuzës dhe materialet e administruara deri në këtë fazë të hetimit. Prokuroria ka kërkuar një masë sigurie që garanton vijimin e hetimeve dhe shmangien e çdo rreziku që mund të lidhet me të dyshuarin, ndërsa mbrojtja ka paraqitur qëndrimin e saj përpara gjykatës.

Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Boriçin i cili mbrohej nga avokat.

Pavarësisht vendimit për masën e sigurisë, hetimet për ngjarjen nuk kanë përfunduar. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të konfliktit dhe përcaktimin e rrethanave që çuan në përdorimin e armës së zjarrit. Boriçi nga ana e tij ka deklaruar se nuk kishte qëllim ta vriste por ta frikësonte.

Në kuadër të hetimit pritet të analizohen provat e administruara, dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në lokal, si dhe çdo element tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Boriçi do të qëndrojë në masën “arrest në burg” gjatë vijimit të procedurave hetimore dhe gjyqësore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb