Lajme Zone
Atentati i dështuar në Elbasan/ Gjykata lë në burg Poli Boriçin, akuzohet për tentativë vrasjeje
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati i dështuar në Elbasan/ Gjykata lë në burg Poli Boriçin, akuzohet për tentativë vrasjeje

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Poli Boriçin, i cili tre ditë më parë dyshohet se tentoi të qëllonte me armë zjarri një shtetas tjetër.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Poli Boriçin, i cili tre ditë më parë dyshohet se tentoi të qëllonte me armë zjarri një shtetas tjetër.

Gjatë seancës gjyqësore, Boriçi ka mohuar se ka pasur qëllim të vriste Ermir Kërtexin. Ai ka deklaruar se synonte vetëm ta frikësonte, pasi, sipas tij, ndihej i kërcënuar prej tij.

Në përfundim të seancës, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës “Arrest në burg”. Prokurori ka ngritur ndaj Boriçit akuzat për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gjykata e elbasanitpoli borici