Lajme Zone
Atentati i dështuar ndaj Gazmir Dacit/ Ishte dënuar me 20 vite burg, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e Ergys Kolaverit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati i dështuar ndaj Gazmir Dacit/ Ishte dënuar me 20 vite burg, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e Ergys Kolaverit

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit, duke e kthyer dosjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit, duke e kthyer dosjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese. Vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sandër Simoni, i cili ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit që e kishte shpallur Kolaverin të pafajshëm. Ergys Kolaveri ishte dënuar në shkallën e parë me 20 vite burg për atentatin e dështuar me snajper ndaj Gazmir Dacit, me qëllim vrasjen e tij brenda burgut të Vaqarrit. Pas vendimit të Apelit, Kolaveri ishte shpallur i pafajshëm, por tashmë çështja do të shqyrtohet sërish në Apel nga një tjetër trupë gjykuese. Rigjykimi do të nisë nga e para dhe gjykata do të duhet të rishqyrtojë provat dhe rrethanat e çështjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Gjykata e Larte