Lajme Zone
Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

Ergys Kolaveri ishte i akuzuar për atentatin ndaj Gazmir Daçit, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmir Kolaveri dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin, fqinj me njëri-tjetrin në Kamzë.

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Ergys Kolaverit, i cili u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2022, pas ‘odisesë’ gati 6-vjeçare të Kolaverit në dyert e gjykatave. Kolaveri ka qenë i dyshuar për atentatin me snajper të mbetur në tentativë në vitin 2016 ndaj hasmit të tij, Gazmir Daçi. LEXO edhe...Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje Pra me vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës që e shpalli Kolaverin të pafajshëm dhe e ktheu çështjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, me tjetër trupë gjykuese. Ergys Kolaveri ishte i akuzuar për atentatin ndaj Gazmir Daçit, i cili në vitin 2015 i kishte ekzekutuar vëllain Valmir Kolaveri dhe i la të plagosur vëllain tjetër Rolandin, fqinj me njëri-tjetrin në Kamzë. Më 30 korrik të 2016-ës, Dacit i është bërë një atentat teksa ai ndodhej në burgun e Vaqarrit, kur sapo ka dalë për ajrosje. Atentati është bërë nga një kodër jashtë burgut dhe është qëlluar me snajper. Por plumbi nuk ka kapur Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Më 8 nëntor 2017, Ergys Kolaveri është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në atë kohë, me 20 vite burg, nga 30 që kërkoi prokuroria për atentatin e dështuar me snajper. Vendimi u apelua si nga prokuroria ashtu edhe nga Ergys Kolaveri që kërkoi pafajësi, dhe më 26 mars të vitit 2018, gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë vendosi "konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda, dhe prishjen e vendimit të Shkallës së parë". Po ashtu, Apeli vendosi dërgimin e çështjes kundër Kolaverit, në Gjykatën e Tiranës. Kundër këtij vendimi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pranoi kërkesën. Më pas Apeli i GJKKO në datë 23 dhjetor 2019 vendosi që nuk ka kompetencë. Çështja më në fund u kthye edhe një herë në gjykatën e juridiksionit të përgjithshëm. Më 16 janar 2020, Apeli i Tiranës vendosi lënien në arrest shtëpie të Kolaverit, pas 3 vitesh e gjysmë në burg. Ndërsa në tetor 2022 Apeli i Gjykatës së Tiranës, e përbërë nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Lutfije Celami, përfundimisht vendosi deklarimin e pafajshëm të Ergys Kolaverit dhe lirimin e menjëhershëm të tij. R.Xh/ReportTv.al vrasje gjykata e apelit tirane Gazmir Daci gjykata e apelit atentat ergys kolaveri Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28% Të gabuar 64.9% Nuk e di 7.1% Vota total: 789 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?