Rreth orës 09:30 të kësaj të diele, dy persona të pajisur me skafandra dhe motor, hapën zjarr ndaj 42-vjeçarit Artan Myrtaj duke e lënë të vdekur në vend. Ai njihej ndryshe edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”. Të shtëna me armë zjarri në Sarandë Një vrasje me armë zjarri raportohet të jetë shënuar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.
Atentati ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj. Nga të shtënat është plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se janë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. Viktima ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e korrikut të kaluar ku mbetën të plagosur dy persona nga Kamza.
Ai ishte arrestuar më parë për veprën penale përkrahje e autorit të krimit rezulton në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza. Ai njihej ndryshe edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”.
Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.
Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jacaj, Isuf Jacaj ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.
Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.
Artan Murtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.të shtëna me armë zjarri në sarandë img 9829 policia sarande kontakte dhe informacione per publikun Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike U kapën duke kultivuar kanabis me vlerë 400 mijë paund, dënohen me burg 2 shqiptarët në Britani 20 Shtator 2026, 09:2509:25Kronike Prishet “paqja” e drogës në Siçili, italianët 'luftë' me rrjetin shqiptar 19 Shtator 2026, 22:1022:10Kronike Skandali me pronat në Fier, gjykata nxjerr nga qelia 71-vjeçarin; mbeten në burg ish-zyrtarët e Kadastrës 19 Shtator 2026, 18:1118:11Kronike “E godita se më gënjeu”/ Vrau gruan me thikë, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Tiranë 19 Shtator 2026, 16:1516:15Kronike U kapën me 80 doza kokainë gati për shitje, arrestohen 2 të rinj në Laç 19 Shtator 2026, 15:1315:13Kronike Vrau gruan me thikë, dorëzohet autori Hysni Patushi! 19 Shtator 2026, 12:5612:56Kronike

