Lajme Zone
Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)

ELBASAN - Një person i ka shpëtuar vrasjes mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në një lokal në lagjen “28 Nëntori”. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet shënjestra e atentatit Ermir Kërtezi (50 vjeç) fillimisht ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë. LEXO edhe...Tentoi të vriste 50 vjeçari

ELBASAN - Një person i ka shpëtuar vrasjes mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në një lokal në lagjen “28 Nëntori”. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet shënjestra e atentatit Ermir Kërtezi (50 vjeç) fillimisht ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë. LEXO edhe...Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO) Mirëpo, lëvizjet e tij duket se ndiqeshin nga një tjetër person, Poli Boriçi (52 vjeç), i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje. Menjëherë pasi Kërtezi çohet nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë. Gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa ajo që duhet se ndryshoi dhe parandaloi këtë tragjedi ka qenë reagimi i menjëhershëm i ‘shënjestërs’ që ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi. Po ashtu burime bëjnë me dije se autorit iu bllokua dhe pistoleta. Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi u arrestua nga uniformat blu dhe arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 17:52 Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO) Uniformat blu kanë reaguar pas atentatit të dështuar në një lokal në Elbasan.Pas arrestimit të 52-vjeçarit blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit, pistoletë.Njoftimi i policisëPas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Share Xh.K/ReportTv.al Ermir Kërtezi Elbasan tentative vrasje Poli Boriçi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 63.2% Shoqëria 21.5% Social media 15.3% Vota total: 367 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?