Aktivisti dhe juristi Erion Murataj ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit, 8 muaj pas shpalljes në kërkim nga SPAK. Ai tha për News24 se arrestimi i tij vjen në kohën e duhur. Sipas tij, ndonëse publiku kërkon rezultate të shpejta, hetimet kërkojnë kohën e nevojshme për mbledhjen dhe dokumentimin e provave. Murataj tha se gjatë muajve të fundit janë shfaqur elementë që, sipas tij, lidhen me veprimtarinë e Agasit dhe rolin që ai dyshohet se ka pasur. “Besoj që veprimi i drejtësisë në raport me ata persona që janë në kërkim, padyshim dhe zhvillimet e fundit në atë që shqiptarët e quajnë drejtësi e re, si SPAK, autonomia që ka krijuar kjo e fundit, po jep frytet e saj. Njerëzit duan gjërat e shpejta, por jo gjithmonë janë të drejta dhe çojnë drejt ezaurimit të elementeve. Arrestimi i Agasit vjen në kohën e duhur. Ato pak çfarë kanë parë shqiptarët, kanë treguar se elementë të botës së krimit dhe ndërveprim të tyre me Agasin që bënte rolin e koordinatorit, me bekim dhe nga politika në këto muaj, kanë lënë gjurmë të tjerë. Një organ hetimor ka strategjinë e tij për të vënë para drejtësisë një personazh të tillë. Për të mbledhur ccdo element të veprës penale ka dhe teknika të tilla që lihen dhe gjurmohen. Kjo ka ndodhur me Ergys Agasin. Mbështetja dhe besimi ndaj SPAK apo GJKKO ngelet i palëkundur te shqiptarët. Ka dhe elemente të tjerë që janë të shitur, të blerë që sulmojnë herë pas here drejtësinë. Këta individë kategorizohen në dy drejtime, sicc janë shërbëtorët por ka dhe hallexhinj në drejtësi. Ka njerëz që mund të jenë vetë nën hetim apo të hetuar. Por kjo nuk ndikon te perceptimi publik. SPAK ka vënë gishtin në plagë! Ata që shpërfaqen si njerëz të pastër, me moral publik, kyçin gojën para Ergys Agasin, që nuk artikulohen kurrë. Hallexhinjtë që sulmojnë drejtësinë, i kanë prerë biletën vetes.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
