Lajme Zone
“Aspekt normal i jetës demokratike”/ Ambasadori i OSBE-së flet për protestat: Të inkurajojmë dialogun
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Aspekt normal i jetës demokratike”/ Ambasadori i OSBE-së flet për protestat: Të inkurajojmë dialogun

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, zhvilloi sot një vizitë jozyrtare në qytetin e Korçës. Në një deklaratë pas vizitës së tij, Tarran u shpreh gjerësisht lidhur me protestat qytetare kundër qeverisë, që po zhvillohen në vend prej 41 ditësh. Sipas ambasadorit, protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike, ndërsa i cilësoi si paqësore dhe me incidente të pakta tubimet e zhvilluara prejh më

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, zhvilloi sot një vizitë jozyrtare në qytetin e Korçës.

Në një deklaratë pas vizitës së tij, Tarran u shpreh gjerësisht lidhur me protestat qytetare kundër qeverisë, që po zhvillohen në vend prej 41 ditësh.

Sipas ambasadorit, protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike, ndërsa i cilësoi si paqësore dhe me incidente të pakta tubimet e zhvilluara prejh më shumë se një muaji.

Tarran theksoi se aspekti më i rëndësishëm është inkurajimi i dialogut mes qytetarëve dhe qeverisë. "Së pari duhet të them që protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem shumë që Shqipëria u bë tani një vend ku protesta të tilla mund të organizohen.

Edhe në mënyrë shumë qytetare, në mënyrë shumë paqësore. Ka pasur disa incidente por në përgjithësi, nëse shikojmë pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rëndësishme.

Dhe njerëzit që shkojnë në protestë këtë e bëjnë në mënyrë civile, dhe kjo është, siç thashë, një aspekt shumë simpatik, shumë i mirë i jetës demokratike të vendit tuaj. Sa i përket çështjet me të cilat merren ose për të cilat nuk janë dakord qytetarët që marrin pjesë në këto protesta, sigurisht që nuk është mandati im që të hyj në këtë debat. E dëgjoj, e shikoj, e kuptoj, të paktën mhem ta kuptoj çfarë janë kërkesat.

Vetëm jemi shumë kujdesshëm që të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë lloj protestash të jenë të respektuara nga pushteti, edhe inkurajojmë dialogun kur është e mundur",-tha Tarran./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.