Një mesazh të fortë ka dhënë një i ri në protestën e sotme kundër kryeministrit Edi Rama.Nga sheshi, ai deklaroi se protestuesit nuk kërkojnë kompromis, por dorëheqjen e qeverisë, duke akuzuar politikën shqiptare për mashtrime dhe mosrespektim të qytetarëve. “Nuk duam kompromis, janë bërë katër mandate. Nuk duam besë, sepse ju e keni prerë besën”, u shpreh i riu. I riu u shpreh se shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe se protesta, sipas tij, nuk është motivuar nga urrejtja, por nga pakënaqësia dhe solidariteti. “Nuk duam kompromis, janë bërë 4 mandate. Nuk duam besë sepse ju e keni prerë besën. Jemi shqiptarë të lodhur nga këta politkanë hajdutë e mashtrues. Jemi mbledhur në këtë shesh jo urrejtës, por të lodhur. Jemi mbledhur në shenjë solidaritet sepse e kemi kuptuar që majtas djathtas kanë punuar bashkë, por shqiptarët kanë qenë në krahun e kundër. Sot besojmë për një Shqipëri përtej flamujve rozë dhe blu të PD…Ne kemi kohë që jetojmë në këtë moçalishte që qelbet erë, ju nuk na përfaqësoni dhe ju kërkojmë dorëheqjen. Ju shkoni në Parlament dhe nuk flitet, por kartonin e mbani gati. Edhe ne kartonin e kuq e kemi gati. Nuk kemi për të pranuar më gënjeshtra, shantazhe e mashtrime”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste
