Lajme Zone
“Askush nuk u ngrit mbi nivelin e kafshës”/ Arlind Qori ironizon deputetët e PS-së pas votimit në rresht të Reformës Territoriale: Sa turp për ta!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Askush nuk u ngrit mbi nivelin e kafshës”/ Arlind Qori ironizon deputetët e PS-së pas votimit në rresht të Reformës Territoriale: Sa turp për ta!

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori ka reaguar në lidhje me votimin e reformës Territoriale, ku mazhoranca siguroi 85 vota, ndonëse në radhët e saj kishte dhe zëra kundër.

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori ka reaguar në lidhje me votimin e reformës Territoriale, ku mazhoranca siguroi 85 vota, ndonëse në radhët e saj kishte dhe zëra kundër. Përmes një reagimi në “Facebook”, Qori thekson se sot ishte dita kur të paktën një prej deputetëve të PS-së t’i tregonte Ramës se nuk duhej të ‘trajtohej si qen i rrahur’. REAGIMI I QORIT

Sot ishte dita që të paktën një prej deputetëve të Partisë Socialiste t’i tregonte me votë Ramës: “Nuk pranoj më të më trajtosh si qen të rrahur.” Askush nuk u ngrit politikisht mbi nivelin e kafshës.

Sa turp për ta! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arlind qori