Rusia dhe Ukraina kanë vijuar edhe gjatë natës së kaluar të shkëmbejnë sulme të ndërsjellta. Mediat e huaja bëjnë të ditur se sistemet ruse të mbrojtjes kanë raportuar se kanë rrëzuar 502 dronë ukrainas gjatë natës, mbi disa rajone të Rusisë dhe Detit të Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se avionët pa pilot u kapën në qiellin e rajoneve Belgorod, Bryansk, Kaluga, Kursk, Lipetsk dhe Orel, si dhe Krai Krasnodar. Ministria raportoi gjithashtu rrëzime të dronëve mbi Krimenë e pushtuar dhe Detin e Zi. LEXO EDHE:U dënua me vdekje në mungesë për krime lufte në Siri, si po i shtyn ditët Assad me videolojëra në Rusi Moska nuk dha menjëherë një ndarje të detajuar të numrit të dronëve të kapur në secilën zonë ose informacione të mëtejshme mbi ndonjë dëm të shkaktuar nga sulmet. Ndërkohë Guvernatori i Novorossiysk, Veniamin Kondratyev, deklaroi se një fëmijë u vra nga sulmet masive më dronë, të kryera nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, në Novorossiysk, në rajonin Krasnodar të Rusisë. "Një djalë 8-vjeçar vdiq në Novorossiysk. U shpreh ngushëllimet e mia më të thella prindërve të tij. Tetë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën", shkroi politikani në rrjetet sociale, siç raportohet nga RIA Novosti. Një viktimë tjetër, një burrë, u raportua në fshatin Volna në Rusi, për shkak të rënies së mbeturinave të dronit. Mbetjet e dronit plagosën gjithashtu dy persona në Gelendzhik dhe dy në Anapa, gjithashtu në bregdetin e Detit të Zi. Nga ana tjetër, një sulm rus në Zaporizhzhia të Ukrainës raportohet se la 7 të vdekur dhe 20 të plagosur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia përdori në sulm raketa balistike të Koresë së Veriut. Sulmi rus në Zaporizhia lë shtatë të vdekur. Zelensky: "Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut." "Qyteti u godit me raketa balistike të Koresë së Veriut, Zircon dhe bomba ajrore të drejtuara. Ishte një sulm i egër, i llogaritur për të shkaktuar dëme maksimale konkretisht në infrastrukturën civile", shkroi mes të tjerash Zelensky në ‘X’. Sipas burimeve të inteligjencës ukrainase, Rusia po merr armë dhe komponentë për industrinë e saj ushtarake nga Koreja e Veriut dhe po përgatitet të mirëpresë deri në 50,000 trupa të Koresë së Veriut për t'u vendosur në vijat e frontit. Ndërkohë në bordin e kryqëzorit të Flotës së Paqësorit Varyag, ku mbërriti për të vëzhguar manovrat detare, Presidenti rus Vladimir Putin tha se NATO po infiltrohet në Azi-Paqësor dhe sipas tij, planet e Aleancës për të vendosur armë të reja në rajon "paraqesin kërcënime për Rusinë". "Ne shohim se, për fat të keq, mundësia e konfliktit po rritet këtu", paralajmëroi më tej shefi i Kremlinit, i cituar nga Tass. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Rusi ukraine lufta ne ukraine Koreja e veriut Volodymyr Zelensky vladimir putin Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.6% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3309 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
