Kroacia ka asgjësuar një sasi me speca të kuq me pesticide, që vinin nga Shqipëria. Lajmin e ka konfirmuar sistemi europian RASFF, sipas të cilit prodhimi shqiptar rezultoi me lëndën aktive proquinazid. Ndërkohë për këtë substancë niveli i lejuar i pranisë së speca është zero. Mësohet gjithashtu se vendimi për groposjen e specave të kuq me origjinë nga Shqipëria u mor pas rezultateve të analizave. LEXO edhe...Shqipëria dënon nderimet e Mlladiç në Beograd, Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane Ky nuk është rasti i parë kur Kroacia bllokon ngarkesa me speca të kuq me pesticide nga Shqipëria. Vitin e kaluar, u shënua një tjetër rast kur produktet e mbërritura nga Shqipëria, u bllokuan në Kroaci. Po ashtu, vitin e kaluar edhe Sllovenia ktheu një ngarkesë me speca të kuq që kishin shkuar nga Shqipëria, me pretendimin për përbajtjen e lartë të pesticideve. Gjatë gjithë vitit të kaluar, 8 ngarkesa me speca të importuara nga Shqipëria u identifikuan në shtetet e huaja me prezencë mbi normë të pesticideve. R.Xh/ReportTv.al RASFF pesticide speca te kuq shqiperia Kroaci Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 3850 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
