Lajme Zone
PolitikëReport TV

Pas 30 vitesh pritje, nis asfaltimi i rrugës në Domën! Fshati panoramik i Shkodrës pret t'i rikthehet zhvillimit


Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet dhe është takuar me banorët e fshatit.

Ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një investim i kërkuar prej vitesh nga banorët e zonës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet dhe është takuar me banorët e fshatit. LEXO edhe...Shkodër/ Kërcënuan me kallash e pistoletë dy persona pas sherrit me një të mitur, 2 në kërkim "Është një nga pikat më të bukura, është një fshat i harruar por shumë i bukur. Kemi ardhur me investimin e asfaltit po lidhim shkollën me xhaminë. Kjo zonë është brenda Paketës së Maleve dhe do të zhvillohet" tha Beci Investimi vjen në kuadër të paketës së ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore që Bashkia Shkodër po zbaton në njësitë administrative. Banorët e Domnit thonë se kanë pritur prej rreth 30 vitesh asfaltimin e këtij segmenti rrugor. Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës ka ndikuar ndër vite edhe në largimin e banorëve dhe braktisjen e fshatit, ndërsa rruga e re shihet si një mundësi për t’i rikthyer zhvillimin zonës. "Kjo është një diçka e mirë se bën që njerëzit të kthehen e të investojnë këtu" tha njëri prej tyre. Domni njihet për pozicionin dhe panoramën e veçantë që ofron mbi Shkodër, duke u cilësuar edhe si “ballkoni panoramik i Shkodrës”. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, e cila është përfshirë edhe në Paketën e Maleve. U.D/E.H/ReportTv.al Domen Postribe Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 3850 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?