Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për autorin e vrasjes së Aurora Tilës, 13-vjeçares shqiptare që humbi jetën më 25 tetor 2024 në Piacenza, pasi ai e hodhi nga ballkoni. “Aurora ishte 13 vjeçe, viktima më e re në moshë e femicidit në Evropë”, tha avokati Emilio Malaspina, mbrojtës i nënës së viktimës, duke shpjeguar se familja është e pakënaqur me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për uljen e dënimit. LEXO edhe...Policia italiane bëhet me Lamborghini të ri me 920 kuaj fuqi! Ja për çfarë do ta përdorë “Gjithmonë do të bëhet më keq, vendimet jepen shkel e shko” Menjëherë pas kësaj erdhi reagimi i ashpër i nënës së Aurorës, Morena Corbellini: “Pastaj pretendojmë që femicidet të pakësohen? Ato do të shtohen gjithnjë e më shumë dhe edhe të miturit do të vrasin gjithnjë e më shumë, derisa shteti të ndërhyjë në mënyrë të vendosur dhe të drejtë. Gjithmonë do të bëhet më keq, vendimet jepen shkel e shko.” Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Bolonjës, seksioni për të miturit, njohën rrethanat e përgjithshme lehtësuese dhe vendosën se ato ishin të barasvlershme me rrethanat rënduese të vrasjes (përveç rrethanave të përgjithshme lehtësuese, edhe mosha e mitur), të cilat i ishin ngarkuar ish-të dashurit të 13-vjeçares, i cili asokohe ishte 15 vjeç: përndjekja (stalking) dhe ekzistenca e një marrëdhënieje sentimentale. Brenda 90 ditësh do të depozitohen arsyetimet e vendimit, nga të cilat do të mund të kuptohet vendimi i trupit gjykues. Prokuroria e Përgjithshme, përmes prokurores Silvia Marzocchi, kishte kërkuar një dënim prej 15 vjetësh e 6 muajsh, me një ulje të vogël për shkak të njohjes së rrethanave të përgjithshme lehtësuese, pas rrëfimit të tij ku pranoi krimin. Megjithatë, kërkesa bazohej edhe në faktin se dënimi prej 17 vjetësh i vendosur në shkallën e parë ishte formalisht i gabuar, sepse ishte llogaritur duke nisur nga një dënim prej 25 vjetësh për vrasjen, në vend të 24 vjetëve, i cili më pas duhej të ulej me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar. P.J/ReportTv.al Morena Corbellini Emilio Malaspina Piacenza aurora tila itali shqiptarët në itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 3850 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

