Problemet brenda Real Madridit duket se janë rikthyer në sipërfaqe. Sipas raportimeve nga Spanja, atmosfera në dhomën e zhveshjes vazhdon të jetë e tensionuar, pavarësisht ardhjes së José Mourinhos në stol gjatë verës. Gazetari i Cadena SER, Anton Meana, ka deklaruar se situata në grup mbetet “e ftohtë” dhe se, sipas informacioneve që ka marrë, dy lojtarë të ekipit të parë kanë përfunduar edhe në një përplasje fizike. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. LEXO edhe...‘Vinicius është vrarë, ka dorë CIA dhe reptilianët!’ Teoria konspirative merr vëmendje në Spanjë Sipas raportimeve, Mourinho nuk ka arritur ende ta ndryshojë plotësisht klimën brenda skuadrës, e cila kishte shfaqur probleme edhe me trajnerët e mëparshëm, Xabi Alonso dhe Álvaro Arbeloa. Situatës i është shtuar edhe çështja Kylian Mbappe. Francezi u largua nga grumbullimi i kombëtares pas një dëmtimi në gjurin e majtë, ndërsa gjatë rikuperimit u shfaq në një video duke ngarë biçikletë në Zvicër. Pamjet morën vëmendje të madhe pasi Mourinho kishte paralajmëruar më herët lojtarët e tij të shmangnin aktivitete të tilla për shkak të rrezikut të dëmtimit. Madje, sipas raportimeve të mediave spanjolle, Mourinho e ka qortuar Mbappén pas rikthimit në Madrid, duke i kërkuar më shumë kujdes me mënyrën se si menaxhon jetën jashtë fushës. 220 Minutes Megjithatë, Real Madridi nuk e konsideron videon e biçikletës si një shkelje serioze. Sipas M Deportivo, klubi e sheh aktivitetin e Mbappés si një shëtitje të zakonshme dhe jo si një aktivitet konkurrues apo të rrezikshëm. Mbappé tashmë është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Villarrealit. Sfida vjen në një moment delikat për Real Madridin, që ka humbur 2-1 derbin ndaj Atlético Madridit dhe ndodhet gjashtë pikë pas Barcelonës në garën për titull. Ne.k./ReportTv.al real madrid Jose Mourinho Kylian Mbappe Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 62.9% Jo 32.8% Nuk e di 4.3% Vota total: 326 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

