Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçares Ornella Forastefano në qytezën e Amendolara, në provincën e Kozencës (Kalabri). Ajo u gjet me plagë të shumta në trup në derën e urgjencës së spitalit të Trebisacce rreth orës 3 të mëngjesit të 16 gushtit. Mjekët ndërhynë menjëherë, por plagët e saj ishin shumë të rënda dhe ajo nuk arriti t'u mbijetonte.
Hetimet e Prokurorisë së Castrovillarit u përqendruan menjëherë te partneri i saj, një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Elvis Metvelaj.
Ai u shpall në kërkim pasi ishte larguar nga banesa. Karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë në portin e Barit, në momentin kur po bëhej gati të merrte tragetin për t'u larguar nga Italia.
Ai po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht dinamikën42-vjeçari, Metvelaj kishte jetuar në Kalabri për disa vite. Ai kishte kohë që takohej me viktimën edhe pse familja e gruas nuk e kishte pritur mirë.
Natyra e marrëdhënies së tyre dhe ajo që ndodhi janë ende të paqarta. Në vitin 2020, ai u arrestua në lidhje me një çështje të trafikimit të drogës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

