Arrestohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shumëkërkuari Valentin Ftoni. Hetimet për gjetjen e personit të shumëkërkuar prej dekadash u kryen në bashkëpunim me marshallët amerikanë, Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe autoritete të tjera ligjzbatuese. Ftoni i është shmangur drejtësisë duke përdorur identitete të ndryshme. Ai në Shqipëri ka një dënim me 25 vite burg për vrasje.
