Lajme Zone
Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, ishte në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, ishte në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t, është arrestuar pasditen e kësaj të mërkure në Durrës.

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t, është arrestuar pasditen e kësaj të mërkure në Durrës. Burime bëjnë të ditur se Agasi është ndaluar pas një operacioni të organizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Plepave, teksa udhëtonte me një automjet. Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit. Agasi akuzohet nga SPAK për “Grup kriminal”, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”. Dalin pamjet e arrestimit të Ergys Agasit në Durrës, Forcat Operacionale rrethojnë makinën dhe i vënë prangat (VIDEO) Arrestimi i Ergys Agasit, policia del me njoftim zyrtar: Operacioni në bashkëpunim me SPAK