Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se prangosja e tyre është kryer në kuadër të hetimeve për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë në Seman. Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Priten detaje të reja në lidhje me hetimin dhe përfshirjen e emrit të ish-zyrtarit të Kadastrës. LEXO edhe...Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve Burime bëjnë me dije se rasti falsifikimit të dokumentave të pronësisë në Seman është zbuluar në fund të vitit 2024, vetëm 2 muaj pasi drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kishte marrë detyrën, konstatuar nga një kontroll administrativ. Rasti në atë kohë është referuar në SPAK, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kallëzimin, nëse Prokuroria e Posaçme ka nisur për të hetim apo jo. Paralelisht çështja është hetuar nga Prokuroria Fier, e cila pas muajsh verifikime ka konkluduar me urdhër-arrestet mbrëmjen e sotme. Ertis Shehu ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier në periudhën 2019 – 2021, pra përreth 2 vite. Emërimi i tij erdhi gjatë reformës së ristrukturimit të zyrave të regjistrimit të pasurive dhe krijimit të ASHK-së. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/SI.E./ReportTv.al Falsifikim dokumentesh Tirane ertis shehu kadastra Fier Kastriot Hasko Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.4% Të gabuar 88% Nuk e di 5.5% Vota total: 1318 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
