Lajme Zone
Arrestohet ‘El Chapo Isidro’, perandori i drogës në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së! Luftë guerrile në bastionin e fentanilit në Meksikë, të paktën 11 të vrarë
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet ‘El Chapo Isidro’, perandori i drogës në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së! Luftë guerrile në bastionin e fentanilit në Meksikë, të paktën 11 të vrarë

I konsideruar si një nga krerët e trafikut ndërkombëtar të kokainës, heroinës dhe fentanilit, ai u kishte mbijetuar luftërave mes bosëve të tjerë të drogës. Të paktën 11 persona humbën jetën në përleshjet në Guasave, bastionin e tij.

Fausto Isidro Meza Flores, i njohur si “El Chapo Isidro”, u arrestua siç arrestohen bosët e mëdhenj të drogës. Operacioni ushtarak, i mbështetur nga shërbimet amerikane të inteligjencës, u kthye brenda pak çastesh në përleshje në rrugë, trazira dhe akte hakmarrjeje. Teksa 44-vjeçarin Meza Flores, të përkulur, me kokën ulur dhe duart e lidhura pas shpine, po e fusnin me forcë në një furgon të blinduar të ushtrisë meksikane, qyteti bujqësor i Guasaves u zhyt në kaos. Qyteti ishte bastioni i tij, vendi ku fshihej dhe ku prodhohej fentanili. Makina e dyqane në flakë, barrikada në rrugë, helikopterë që qëllonin mbi narkotrafikantët, narkotrafikantë që qëllonin mbi helikopterët, shpërthime. Në stadiumin “Kuroda Park”, lojtarët dhe spektatorët e një ndeshjeje bejsbolli ia mbathën, pa e ditur se fare pranë ndodhej streha e fundit e eksportuesit më të madh të drogës në shtetin e Sinaloas. Arrestimi i Fabio Isidro Meza Flores, i njohur ndryshe si "El Chapo Isidro", nga ushtria meksikane në GuasaveKa të paktën tri mënyra për ta përshkruar Meza Floresin dhe rrugëtimin e tij në botën e krimit. Para së gjithash, ai është “El Chapo” tjetër. Me Joaquín “El Chapo” Guzmánin, bosin e bosëve, ndan nofkën që u referohet shtatit të tyre të shkurtër. Guzmáni ishte 1,68 metra i gjatë, ndërsa Meza Flores thuhet se është pak mbi 1,60 metra. Ai ka qenë një nga armiqtë më të betuar të Guzmánit. Së dyti, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë meksikanin më të rrezikshëm në trafikun ndërkombëtar të kokainës, heroinës, metamfetaminës, fentanilit dhe marijuanës. FBI-ja e kishte futur në listën e dhjetë personave më të kërkuar, ndërsa Departamenti i Shtetit kishte premtuar 5 milionë dollarë për këdo që do të jepte informacione për lokalizimin e tij. Së fundi, deri dje, Meza Flores ishte ai që u kishte mbijetuar luftërave të brendshme të Kartelit të Sinaloas. LEXO EDHE:Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për rritjen e kërcënimeve nga ‘kundërshtarët’ e Uashingtonit: 4 rivalë të mëdhenj po përdorin metoda të ndryshme Ndërsa “El Chapo” Guzmáni bëhej një legjendë e botës së krimit, përfnte dy herë në burg, arratisej përmes një tuneli dhe më në fund ekstradohej në Shtetet e Bashkuara, “El Chapo Isidro” ndërtonte në heshtje perandorinë e vet. Ai e shndërroi një grup të vogël vrasësish me pagesë në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës. U tregua më i zoti se pasardhësit e Guzmánit dhe të Zambadës, udhëheqësit tjetër të madh të Sinaloas, në marrjen nën kontroll të zinxhirit të furnizimit, rrugëve të trafikut dhe kontakteve me amerikanët. “Fenomenal në logjistikë”, e përshkruajnë hetuesit. "El Chapo Isidro" në listën e më të kërkuarve nga FBIPër arrestimin e tij në Guasave, mbrëmjen e së premtes, u desh ndërhyrja e forcave speciale të ushtrisë dhe e Gardës Kombëtare. Autoritetet donin të shmangnin përsëritjen e asaj që ndodhi në vitin 2019 me Ovidio Guzmánin, i cili u arrestua dhe më pas u lirua nën trysninë e njerëzve të tij të armatosur. Meza Floresin e hipën në një avion ushtarak dhe e transportuan menjëherë në Qytetin e Meksikos. Bashkë me të u arrestuan zëvendësi i tij, Germán “N”, i njohur si “Serafín”, dhe José “N”, që drejtonte financat e organizatës. I lindur më 19 qershor 1982 në Guasave dhe i rritur në botën e krimit në bregdetin verior të Sinaloas, Meza Flores i përket brezit që erdhi pas bosëve të parë të mëdhenj të narkotrafikut meksikan. Sipas disa rindërtimeve të historisë së tij, ai u afrua që në moshë të re me Kartelin e Juárezit, që në atë kohë drejtohej nga Amado Carrillo Fuentes, i njohur si “Señor de los Cielos”, ose “Zoti i Qiejve”. Në atë periudhë, Meza Flores merrej edhe me skrap. Çmontonte anije të vjetra në plazhet e Las Gloriasit dhe El Colorados dhe rishiste hekurin. Takimi vendimtar ishte ai me vëllezërit Beltrán Leyva, Arturo, Alfredo dhe Héctor, të afërm dhe ortakë të “El Chapos”. Në vitin 2008 erdhi përçarja me Guzmánin, të cilin vëllezërit Beltrán Leyva e akuzuan se i kishte tradhtuar dhe se kishte dorëzuar njërin prej tyre në polici. Aleanca mes dy klaneve u prish. Meza Flores u rreshtua në krah të vëllezërve Beltrán Leyva dhe u bë komandant i “Los Mazatlecos”, grupit të armatosur të narkotrafikantëve që luftonte me njerëzit e Guzmánit për kontrollin e rrugëve dhe laboratorëve në veri të Sinaloas. Në janar 2013, Departamenti amerikan i Thesarit njohu zyrtarisht ekzistencën e organizatës së Meza Floresit dhe vendosi sanksione ndaj drejtuesve të saj. Mes tyre ishin bashkëshortja e tij, prindërit, motra dhe tre xhaxhallarë ose daja. Ngjitja e tij në krye u plotësua me luftën e dytë të madhe brenda Sinaloas. Meza Flores shfrytëzoi dobësimin e rivalëve, përmbysi aleancat e ngritura njëzet vjet më parë dhe u afrua me djemtë e “El Mayos”, dikur armiq të tij. Me ta arriti një marrëveshje kundër familjes së Guzmánit. Për të mbërritur në krye, “El Chapo Isidros” i mjaftoi t’u mbijetonte të gjithë bosëve të mëdhenj të drogës dhe të shfrytëzonte përplasjet mes tyre. Arrestimi i së premtes i jep fund një karriere kriminale që zgjati më shumë se njëzet vjet. Lufta për trashëgiminë e Kartelit të Sinaloas vazhdon./La Repubblica SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: El Chapo Isidro FBI Meksike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 22.2% Asnjëra 5.6% Vota total: 853 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?