Lajme Zone
Arrestohen 12 “flamingo”/ Cënuan sigurinë në shkolla dhe kundërshtuan policinë
KulturëABC News Albania

Arrestohen 12 “flamingo”/ Cënuan sigurinë në shkolla dhe kundërshtuan policinë

TIRANË- 12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator 2026, gjatë të cilit u cënua perimetri i sigurisë pranë një shkolle dhe pati kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë.

TIRANË- 12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator 2026, gjatë të cilit u cënua perimetri i sigurisë pranë një shkolle dhe pati kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ngjarja nisi rreth orës 07:30, kur një grup personash u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” për një tubim pa lejen përkatëse. Më pas, pjesëmarrësit vijuan marshimin drejt Rrugës së Durrësit, ku u ndalën pranë një gjimnazi.

Sipas Policisë, gjatë tubimit u bënë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe për pjesëmarrje në tubim, ndërsa pjesëmarrësit cënuan perimetrin e sigurisë së shkollës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Punonjësit e Policisë u kanë kërkuar pjesëmarrësve të largoheshin nga perimetri i sigurisë dhe të lironin trotuarin për kalimin e qytetarëve. Sipas uniformave blu, disa prej tyre nuk iu bindën urdhrave dhe kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, Policia arrestoi në flagrancë 12 shtetas, ndërsa për 15 të tjerë nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë shtetasit Ermelind Kuka; Dorjan Balla; Artan Daci; Ervis Beqaj; Ramazan Dauti; Bekim Imeraj; Visuar Dalipi; Axhim Micalliu; Aleandro Ahmetsulaj; Ridvan Kamberi; Klodian Bajrami dhe Enrik Xhemalaj

Ndërkohë, në gjendje të lirë po procedohen edhe 16 shtetas të tjerë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Sipas Policisë, personat po hetohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet