Lajme Zone
Arrestimi i Vlora Hysenit, Xhixho në Report TV: Siguria kombëtare në dorë të krimit të organizuar, SPAK të thërrasë Ramën! (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestimi i Vlora Hysenit, Xhixho në Report TV: Siguria kombëtare në dorë të krimit të organizuar, SPAK të thërrasë Ramën! (VIDEO)

Në Report TV, Erisa Xhixho akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, foli për "standarde të dyfishta" të SPAK dhe kërkoi që Rama të thirret sa më parë nga Prokuroria e Posaçme.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkon që SPAK të shkojë përtej personave të përfshirë deri tani në dosjen e AKSHI-t dhe çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke thirrur edhe kryeministrin Edi Rama. E ftuar në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Xhixho tha se çështja e Hysenit tregon, sipas saj, se siguria kombëtare është lënë "në dorë të krimit të organizuar". Ajo i lidhi akuzat e saj ndaj ish-kreut të SHISH dhe Ergys Agasit drejtpërdrejt me kryeministrin. "Siguria kombëtare u la në dorë të krimit të organizuar. Gysi dhe Vlora janë patronazhistë dhe nën urdhrat e Edi Ramës, që është në krye të aferave. Këto dosje u çuan përpara nga SPAK. SPAK të thërrasë Edi Ramën", tha Xhixho. LEXO EDHE:Rama kujton kohën kur investitorët refuzonin Shqipërinë: Sot nuk kemi më nevojë të bindim askënd Deputetja e PL-së akuzoi gjithashtu SPAK-un për standarde të dyfishta, duke sjellë në vëmendje rastin e Belinda Ballukut dhe duke e krahasuar trajtimin e saj me masat e marra më parë ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës. "Ka standarde të dyfishta. Si mundet Belinda Balluku, që ka 13 akuza, dhe ende nuk ka ardhur në Parlament kërkesa e SPAK për arrestimin e saj? Është e vonuar për mua. Berishën e mbajtën një vit në arrest shtëpie, Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale", deklaroi ajo. Sipas Xhixhos, zhvillimet e fundit nuk janë raste të shkëputura, por tregojnë atë që ajo e konsideron një lidhje mes politikës dhe krimit të organizuar. "Ky është sistem i kalbur, ku krimi i organizuar bashkëpunon me politikën për të mbajtur Edi Ramën në pushtet", tha deputetja e PL-së. Xhixho e lidhi situatën edhe me procesin e integrimit europian, duke pretenduar se në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe duke përsëritur kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike. "Shteti ka rënë. Nuk bëhen zgjedhje të lira, që janë themelore për BE-në. Duhet një qeveri teknike që të avancojë axhendën europiane dhe të shkëpusë lidhjet qeveri-krim", përfi Xhixho. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: belinda balluku edi rama Partia e Lirise hetimet per grupin e agasit ergys agasi vlora hyseni Erisa Xhixho Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.7% Jo 25% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2777 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?