Lajme Zone
Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
PolitikëPamfleti

Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Mbledhja zhvillohet pas ngjarjeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare Mbledhja në Pallatin e Brigadave vjen pas zhvillimeve të fundit në SHISH dhe masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës Vlora Hyseni; në fokus pritet të jenë siguria kombëtare, informacioni i klasifikuar dhe drejtimi i ri i Shërbimit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Takimi është parashikuar të nisë në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja zhvillohet pas ngjarjeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në qendër të diskutimeve pritet të jenë çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit brenda SHISH-it.

Pjesë e diskutimeve pritet të jetë gjithashtu drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit pas largimit të Hysenit. Drejtimin e institucionit pritet ta marrë Elvis Lila, i komanduar në krye të SHISH-it.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare drejtohet nga Presidenti i Republikës dhe në përbërje të tij janë drejtuesit e institucioneve kryesore shtetërore dhe të strukturave të sigurisë.

Në mbledhjen e sotme pritet të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha. Të pranishëm pritet të jenë gjithashtu drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas përcaktimeve ligjore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare. Në varësi të rendit të ditës dhe temave që trajtohen, kreu i shtetit mund të ftojë në mbledhje edhe drejtues apo përfaqësues të institucioneve të tjera.

Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është zhvilluar në qershor të vitit 2023. Në atë takim u diskutua mbi gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e ndërmarra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Shqipëri. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Rama foli sikur sapo ishte dënuar", Shehaj: Frika e tij është përballja me drejtësinë 27 Shtator 2026, 18:3818:38Politike “Republikë të korruptuarish”, Tabaku reagon pas deklaratave të Ramës: Besojnë se janë të paprekshëm 27 Shtator 2026, 16:3016:30Politike A u takuan Rama dhe Berisha në zonën “VIP” të aeroportit? 27 Shtator 2026, 16:1916:19Politike “Rama duhej të dorëhiqej pas skandalit të SHISH”, Balliu: Është kumbari i marrëveshjes me krimin 27 Shtator 2026, 16:0316:03Politike Deklarata e Ramës, reagon Gazment Bardhi: Po shmang llogaridhënien dhe përballjen me gazetarët! 27 Shtator 2026, 15:2515:25Politike "Plumba të paguar nga taksapaguesit", Rama: Katër të vrarët e '21 Janarit' s’kanë marrë drejtësi 27 Shtator 2026, 15:1615:16Politike