Ermal Beqirit Sipas SPAK, arrestimi u bë i mundur falë një operacioni të koordinuar me autoritetet franceze, ndërsa paralelisht hetimet kanë çuar në identifikimin e pasurive me vlerë miliona euro Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, krahut të djathtë të Ergys Agasit, i cili ishte në kërkim për aferën e AKSH-it. Biznesmeni dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që ka manipuluar tenderat me vlerë miliona euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
SPAK njofton se autoritetet franceze kanë zbuluar në pronësi të biznesmenit Beqiri një kështjellë me vlerë rreth 2.6 milionë euro, dy apartamente, llogari bankare me mbi 2 milionë euro dhe mjete motorike. SPAK dyshon se asetet janë krijuar nga veprimtari kriminale dhe ka kërkuar sekuestrimin e tyre në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet franceze.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, ndaj Beqirit ishte caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" në kuadër të dosjes së njohur si ajo e AKSHI-t, ku ai hetohet për disa vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, korrupsion aktiv, pastrim parash, konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë dhe shkelje të barazisë në tendera publikë. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, ai u shpall në kërkim ndërkombëtar me "Red Notice" nga Interpol Tirana.
Më 19 qershor 2026, SPAK kërkoi ndihmën e autoriteteve franceze për lokalizimin e Beqirit, pasi dyshohej se ndodhej në territorin francez. Hetimet e zhvilluara nga policia gjyqësore franceze konfirmuan vendndodhjen e tij dhe çuan në identifikimin e një sërë pasurish me vlerë miliona euro, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale.
Sipas SPAK, paralelisht me hetimet për lokalizimin e të kërkuarit, autoritetet franceze zhvilluan edhe hetime financiare për të mundësuar sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e aseteve të identifikuara.
"Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj,
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre."-thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK. Ermal Beqiri u arrestua më 24 korrik 2026 nga autoritetet franceze, pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t, në departamentin Seine-Maritime, dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it, në Somme.
Gjykata franceze vendosi vazhdimin e paraburgimit të tij me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ndërkohë, SPAK i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Beqirit.
Po ashtu, gjatë kontrolleve të kryera në ambientet në pronësi të tij në Francë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, janë sekuestruar edhe sende të tjera që konsiderohen me interes për vijimin e hetimeve në dosjen e AKSHI-t.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime për llogari të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, për llogari të të cilit, më datë 05.12.2025, ka regjistruar edhe emrin e shtetasit E.B, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, për kryerjen e veprave penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i K. Penal.
Ndaj personave nën hetim dhe konkretisht shtetasve E.A dhe E.B. me vendimin nr. 125 datë 15.12.2025, të Gjykatës së Posaçme te Shkalles se Pare Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale. Vendimi i gjykatës është dërguar menjëherë për tu ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit me shkresën nr. 43104 prot, dt.17.12.2025.
Me shkresën nr. 43981 prot, datë 24.12.2025, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, i është kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zyrës Qendrore Kombëtare, Interpol Tirana, shpallja në kërkim ndërkombëtar të këtyre shtetasve ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice).
Më datë 19 qershor 2026, Prokurorët e Posaçëm të SPAK, kontaktuan Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar mbështetjen e autoriteteve franceze në gjetjen e shtetasit E. B, në kushtet kur nga informacioni i disponuar dyshohej se ky shtetas ndodhej në territorin e Republikës Franceze.
Në momentin e kësaj kërkese, shtetasi E.B ishte subjekt i një “Njoftimi të Kuq” (Red Notice) të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të autoriteteve gjyqësore shqiptare për qëllime arrestimi dhe ekstradimi. Pas marrjes së kësaj kërkese, SSI kontaktoi menjëherë Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) Franceze, duke mundësuar fillimin e menjëhershëm të hetimeve në territorin francez. Po atë ditë, u vendos një bashkëpunim i ngushtë me Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO).
Hetimet fillestare sugjeronin se E.B. ndodhej në Francë, gjë që përputhej me informacionin e dhënë nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK-ut. Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj,
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.
Këto hetime, të kryera nga Brigada Kombëtare e Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF), çuan gjithashtu në zbulimin e automjeteve që mund të ishin përdorur nga personi në kërkim dhe lejuan që operacionet në terren të përqendroheshin më saktësisht në atë zonë gjeografike.
Njëkohësisht, u angazhua Zyra Qendrore për Luftën kundër Krimit të Rëndë Financiar (OCRGDF) për të kryer hetime financiare lidhur me asetet kriminale të identifikuara në Francë dhe për të përgatitur — në koordinim me autoritetet gjyqësore franceze dhe shqiptare masa sekuestrimi që do të zbatoheshin në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
Që nga data 19 qershor 2026, shkëmbimet operacionale midis Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (SSI), magjistratit ndërlidhës dhe shërbimeve të policisë gjyqësore kanë qenë të vazhdueshme. Ky koordinim i përditshëm ka mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe përshtatjen e vazhdueshme të hetimeve.
Më datë 24 korrik 2026, shtetasi E.B u arrestua nga autoritetet ligjzbatuese franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Republikës së Shqipërisë. Hetimet gjyqësore po kryhen tani nga njësi të specializuara të Drejtorisë Kombëtare të Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me SPAK-un.
Hetimet financiare po zhvillohen paralelisht për të mundësuar sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale të identifikuara në territorin francez, në kuadër të mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar gjyqësor.
Me kërkesë te Prokurorisë së Posaçme autoritetet franceze kane kryer kontrollin personal si edhe të disa ambienteve në pronësi të shtetasit E.B., ku janë sekuestruar sende qe vlerësohen me interes për procedimin penal.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, për ti përcjellë autoriteteve kompetente të Republikës së Francës, kërkesa për ekstradimin nga Republika e Francës në Republikën e Shqipërisë së shtetasit E.B.
Prokuroria e Posaçme gjen rastin të falënderojë për bashkëpunimin; Policinë e Shtetit, ZQK Interpol Tirana, Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Ambasadën Franceze në Tiranë, Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore (DNPJ) Franceze, Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) në Francë, Brigadën Kombëtare të Kërkimit të Personave në Kërkim (BNRF) Francë si dhe Magjistratin ndërlidhës të Republikës së Francës, i cili siguroi komunikimin e rrjedhshëm midis autoriteteve gjyqësore franceze dhe shqiptare dhe kontribuoi në ndjekjen e vazhdueshme të procedurave.ermal beqirit spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Shqipëria në 'luftë' me flakët, zjarret përhapen nga Veriu në Jug; disa vatra aktive 1 Gusht 2026, 15:3015:30Aktualitet Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat 1 Gusht 2026, 15:2315:23Aktualitet Flakët "pushtojnë" Drenovën, zjarri rrezikon banesat dhe varrezat 1 Gusht 2026, 14:5714:57Aktualitet Zjarr i madh pranë spitalit në Lezhë, rrezikohen banesat 1 Gusht 2026, 14:5014:50Aktualitet Hil Curri kundër shkrirjes së Bashkisë Fushë-Arrëz: Qytetarët do të vendosin me referendum 1 Gusht 2026, 13:4113:41Aktualitet Paralajmërimi i meteorologut: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 41°C, qytetet më të nxehta 1 Gusht 2026, 13:2213:22Aktualitet

