Ervin Salianji ka reaguar për arrestimin e Ergys Agasit. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Salianji thotë se hetimet penale duhet të shkojnë deri në fund dhe të nxjerrin përgjegjësit, kudo që të jenë dhe pavarësisht sa lart të çojnë gjurmët. Sipas tij rasti Agasi e ka ekspozuar qartë realitetin, Edi Rama ka autorizuar kapjen e shtetit nga njerëz pa mandat, pa përgjegjësi dhe me lidhje me botën kriminale vetëm për interesa personale qoftë të pérdorimit politik për vota apo përfitimeve financiare! Reagimi: Arrestimi i Ergys Agasit ishte një denoncim më vete për gjithçka është ekspozuar prej vitesh për qeverinë dhe për shtetin që ka ndërtuar Edi Rama. Segmente të rëndësishme të qeverisë, strukturave të sigurisë kombëtare, policisë dhe shërbimeve shtetërore të vëna në dispozicion të aventurierëve, të cilët për shkak të lidhjeve me botën e krimit, kane fituar një pushtet që nuk ia ka dhënë askush me votë. Elementet e zbuluara nga hetimet e SPAK flasin për influencë në tendera miliona euroshe, përdorim të grupeve kriminale për kërcënime dhe përdorim të zyrtarëve të shtetit për ndarjen e parave publike sikur të ishin prona të babait të tyre dhe jo pasuri e qytetarëve.
Edhe lëvizja e tij në mes të ditës, i lirë dhe i shoqëruar nga një ish-zyrtar i lartë i Policisë, i cili deri pak muaj më parë vendoste se kush do të drejtonte policinë, është një tjetër dëshmi e kapjes së shtetit.
Këta nuk janë njerëz të zgjedhur nga qytetarët por imponime të Edi Ramës. Janë produkti i një sistemi ku pushteti politik, paratë publike dhe strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të interesave të një grushti njerëzish.
Hetimet penale duhet të shkojnë deri në fund dhe të nxjerrin përgjegjësit, kudo që të jenë dhe pavarësisht sa lart të çojnë gjurmët.
Por politikisht, rasti Agasi e ka ekspozuar qartë realitetin, Edi Rama ka autorizuar kapjen e shtetit nga njerëz pa mandat, pa përgjegjësi dhe me lidhje me botën kriminale vetëm për interesa personale qoftë të pérdorimit politik për vota apo përfitimeve financiare!
Por ka një gjë që nuk e kontrollojnë dot, Qytetarët! Protesta po rritet. Zemërimi po rritet. Zullumi po i mbyt e kur një pushtet fillon të mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë, do të thotë se është në fund.
Janë në fund! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama

