Lajme Zone
A synon të marrë drejtimin e PD? Këlliçi përgjigjet për CNA
PolitikëCNA

A synon të marrë drejtimin e PD? Këlliçi përgjigjet për CNA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një intervistë me gazetarin Elvi F për CNA TV ka folur për riorganizimin e PD dhe emërimin e tij si nënkryetar. Këlliçi duke bërë një krahasim mes Berishës dhe Bashës tha se ky i fundit ishte i fokusuar për të fituar para ndërsa Berisha ka një qëndrueshmëri në gjërat që investon. I pyetur nga gazetari F nëse Këlliçi synon të marrë drejtimin e Pa

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një intervistë me gazetarin Elvi F për CNA TV ka folur për riorganizimin e PD dhe emërimin e tij si nënkryetar.

Këlliçi duke bërë një krahasim mes Berishës dhe Bashës tha se ky i fundit ishte i fokusuar për të fituar para ndërsa Berisha ka një qëndrueshmëri në gjërat që investon.

I pyetur nga gazetari F nëse Këlliçi synon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, demokrati tha se një qënie politike që nuk ka ambicie politike është duke vdekur, por secili duhet ta bëjë rrugëtimin e tij të bazuar në kontribut dhe punë. “Nëse je i fokusuar te paraja ky është vendi i gabuar për të fituar para. Te Berisha kam gjetur një qëndrueshmëri në gjërat që investon dhe një qëllim që shumë pak njerëz e kanë. Vetëm dy muaj pasi e paimagjinueshmja është bërë realitet, heqja e “non gratës” për Sali Berishën. Një njollë aq e madhe bie mbi gjithë klasën politike.

Rpërtëritja kishte qëllim rinovimin e plotë të strukturave të Partisë Demokratike.

Një qenie politike që nuk ka ambicie është duke vdekur. Secili duhet ta bëjë rrugëtimin bazuar në kontribut, në punë. Dhe në 2021 PD e shpëtuan anëtarët dhe baza e partisë”, tha Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.