Foto ilustruese Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike kundër Iranit, në kuadër të një doktrine të re bërthamore Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë përdorimin e armës bërthamore kundër Teheranit. Alarmin e ngriti ish-deputetja Marjorie Taylor Greene, e cila theksoi: “Nuk po hamendësoj, e di”. Me sa duket, ndonjë përfaqësues i administratës amerikane, i shqetësuar nga kjo prirje, duhet ta ketë informuar. Nga ana tjetër, ndryshimi i fundit i doktrinës bërthamore amerikane kishte ngritur tashmë shqetësime.
Për këtë kishte raportuar NBC, duke shpjeguar se Elbridge Colby, numri dy i Pentagonit, po hartonte një strategji të re dhe e kishte diskutuar atë në një forum me dyer të mbyllura. Strategjia parashikon përdorimin e armëve bërthamore taktike edhe në konflikte rajonale. “Ajo që më frikëson më shumë”, krahasuar me një “sulm masiv” kundër Shteteve të Bashkuara, është një luftë rajonale, një luftë konvencionale që mund të përfshijë përdorimin lokal, mos e dhëntë Zoti, të armëve bërthamore, e cila më pas mund të përshkallëzohet”.
Rishikimi synon t’i ofrojë presidentit të Shteteve të Bashkuara alternativa të ndryshme nga një sulm bërthamor total, i parashikuar në rast të një sulmi bërthamor, të nisur ose të mundshëm, kundër Shteteve të Bashkuara, që do të sillte fundin e njerëzimit.
Ky ndryshim, siç kanë vërejtur me të drejtë shumë analistë, e bën më të lehtë përdorimin e armës bërthamore. Edhe pse Colby i ka kufizuar mundësitë e një angazhimi të tillë vetëm në rast të një përballjeje të mundshme me Rusinë dhe Kinën, është mjaft e qartë se ky është një kufizim i pasigurt. Pasi xhindi del nga llamba, gjithçka mund të ndodhë.
Le të imagjinojmë se konflikti me Iranin rifillon dhe zgjerohet dhe se forcat iraniane arrijnë të japin një goditje shkatërruese, si fsja e një anijeje amerikane, diçka aspak e pamundur. Pamjet e një disfate të tillë mund të bëhen të papërballueshme si për opinionin publik amerikan, ashtu edhe për udhëheqjen e tij të çorientuar, e cila do të kishte në dispozicion një mundësi më shumë, ose më saktë një lloj hakmarrjeje më të mundshme se më parë… debati aktual mbi përdorimin e armës bërthamore kundër Teheranit do të bëhej papritur shumë më intensiv dhe urgjent.
Përtej kësaj çmendurie, që në fakt nuk është aspak befasuese, mbetet fakti se tensioni rreth Iranit u rrit dje, pasi Trump kërcënoi sërish se do ta bombardonte Omanin “pa mëshirë”, duke e akuzuar se kishte devijuar nga diktatet amerikane për Ngushticën e Hormuzit.
Në fakt, Muskati ka negociuar me Teheranin një regjim të ri tranziti përmes Ngushticës. Kjo marrëveshje mund të shërbejë si levë për të kapërcyer ngërçin aktual, duke e përfshirë marrëveshjen në Memorandumin e Islamabadit dhe duke rihapur kështu korridorin jetik detar. Deklaratat e Trumpit, të paktën për momentin, e kanë fsur këtë mundësi.
Është e qartë, në fakt, se presidenti amerikan i njeh kushtet e negociatave dhe i ka refuzuar në mënyrën e tij, domethënë duke kërcënuar me bombardime një shtet që, ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara e klasifikojnë si aleat…
Marrëveshja Teheran–Muskat do të kishte meritën e sqarimit të çështjes më të debatueshme të Memorandumit të Islamabadit, ku palët aktualisht kanë ngecur. Në fakt, pika që lidhet me tranzitin përmes Ngushticës nuk ishte përcaktuar në mënyrë specifike, duke u dhënë kështu mundësi Shteteve të Bashkuara ta interpretonin sipas mënyrës së tyre, pra duke mohuar se Iranit i ishte dhënë e drejta për të vendosur çfarëdo lloj tarife.
Nëse shkruajmë se bëhet fjalë për një interpretim të njëanshëm dhe qëllimisht të shtrembëruar, kjo ndodh sepse, edhe pa përcaktime të hollësishme, ishte e qartë se në momentin e nënshkrimit të Memorandumit, Shtetet e Bashkuara e kishin pranuar kërkesën iraniane.
Ky përfundim mund të nxirret lehtësisht nga ajo që raporton The Washington Post, një media perandorake dhe pikë referimi për republikanët: administrata Trump, shkruan gazeta, nuk ka respektuar disa pika të Memorandumit, ndër to edhe atë që parashikonte një “dialog” mes Iranit dhe Omanit për administrimin e Ngushticës së Hormuzit. Nënkuptimi i këtij dialogu është i qartë.
Për më tepër, kërkesat iraniane nuk janë aq të çuditshme sa kërkohet të paraqiten. Përkundrazi. Financial Times ka raportuar për një komunikatë të bankës JPMorgan, e cila e ka cilësuar si “të ligjshme” vendosjen e tarifave për garantimin e sigurisë së lundrimit dhe ka sjellë si shembull tarifat e vendosura nga Turqia në ngushticat që ndodhen në territorin e saj, si edhe ato të vendosura nga Danimarka dhe Suedia në Ngushticat Daneze.
Qëndrimi i prerë i Trumpit vjen 60 ditë pas nënshkrimit të Memorandumit, afat që marrëveshja e Islamabadit e kishte përcaktuar për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Kjo marrëveshje duhej t’i jepte fund armëpushimit të përkohshëm dhe të hapte rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme, ose diçkaje të ngjashme.
Nuk ndodhi kështu dhe, faktikisht, periudha e armëpushimit, ose më saktë periudha që i dha fund përplasjes në shkallë të gjerë, ka përfunduar. Megjithatë, armëpushimi vazhdon de facto, të paktën deri tani. Në intervistë, Trump shtoi se do të tregojë durim me Iranin, duke llogaritur se bllokada detare e vendosur nga Marina amerikane do ta detyrojë udhëheqjen iraniane të dorëzohet për të shmangur kolapsin ekonomik. Ai shtoi gjithashtu se Hormuzi mund të bëhej territor amerikan… për këtë pikë më mirë të heshtim.
Për qëndrueshmërinë e Iranit flet një artikull i dokumentuar i Djavad Salehi-Isfahani në Responsible Statecraft. Pasi sqaron dallimin mes përkeqësimit të gjendjes ekonomike dhe kolapsit të parashikuar, ai shpjegon se gjatë viteve të fundit udhëheqja iraniane, në vend që të përqendrohej te zhvillimi i sipërmarrjes dhe tregu, siç kishin bërë udhëheqjet e mëparshme, e ka orientuar vëmendjen drejt rishpërndarjes së burimeve për shtresat e varfra.
Ai përfn: “Irani ka paguar një çmim shumë të lartë duke u rezistuar sanksioneve dhe luftës për të ruajtur pavarësinë e vet. Sanksionet kanë ulur rritjen ekonomike, kanë dëmtuar investimet dhe kanë përkeqësuar inflacionin, ndërsa lufta ka shkatërruar biznese dhe vende pune. Megjithatë, një ekonomi mund të funksionojë keq për një periudhë shumë të gjatë pa u shembur, veçanërisht kur shteti është në gjendje të rishpërndajë të ardhurat te të varfrit dhe kur popullsia i kushton rëndësi të madhe pavarësisë kombëtare”.
Megjithatë, ngërçi mund të thyhet në mënyrë dramatike. Jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara ose Izraeli, por edhe nga Irani, i cili, nëse situata ekonomike ose sociale do të bëhej e pakontrollueshme, mund të përpiqej të çante rrethimin. Sipas autorit, një nismë e tillë do të ishte legjitime, pasi bllokada amerikane mbetet një akt lufte që shkakton viktima në mënyrë të heshtur./ Përshtati "Pamfleti", nga Inside Overshba iran arme berthamor Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Do hap zjarr mbi ju”/ Publikohen përgjimet, si kërcënohen ushtarët rusë që refuzojnë të sulmojnë 18 Gusht 2026, 18:5818:58Rajoni dhe Bota Deklarata e frikshme: SHBA mund të përdorë armë bërthamore kundër Iranit! 18 Gusht 2026, 18:4118:41Rajoni dhe Bota Shpërthime të fuqishme në Dubai, Emiratet aktivizojnë mbrojtjen ajrore! 18 Gusht 2026, 18:1718:17Rajoni dhe Bota Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ 289 viktima, mbi 4 mijë të plagosur dhe 9.57 mld dollarë dëme 18 Gusht 2026, 18:0118:01Rajoni dhe Bota Administrata Trump thyen rekordin, 57 zyrtarë me pasuri mbi 100 milionë dollarë! 18 Gusht 2026, 17:2117:21Rajoni dhe Bota “Do t’ia korrigjojmë iluzionet”, Irani i përgjigjet Trump pas postimit për Hormuzin 18 Gusht 2026, 17:2317:23Rajoni dhe Bota

