Lajme Zone
TeknologjiShqiptarja

Arka, IA dhe POS në telefon, prezantohen risitë e dev.al! Pagesa e shitje edhe pa internet, ndihmon asistenti virtual


Një arkë që vazhdon të shesë edhe kur bie interneti. Një asistent virtual që përgjigjet për shitjet brenda sekondash dhe një telefon që kthehet në POS. Kompania dev.al dhe platforma e pagesave Pago kanë prezantuar sot risitë e tyre për bizneset shqiptare.

Në Pallatin e Kongreseve, në kuadër të panairit të teknologjisë Future2Tech, dev.al dhe Pago paraqitën brenda një ore një listë të gjatë risish. Versione të reja për katër sistemet që përdoren nga dyqanet, hotelet, zyrat e burimeve njerëzore dhe financat e kompanive. Një produkt krejt i ri për klinikat mjekësore. Një asistent virtual i mbështetur në inteligjencën artificiale. Dhe një grup zgjidhjesh të reja për pagesat. “Prezantuam risitë e zgjidhjeve tona për biznesin, për menaxhimin, për faturimin, për kontabilitetin, për burimet njerëzore dhe për pagesat. Në situatën që gjendemi, biznesi gjithmonë e më shumë ka nevojë që të automatizojë procese dhe ajo që ne përpiqemi të bëjmë me zgjidhet tona është pikërisht kjo. Pra ta ndjekim biznesin që nga fillimi deri në fund, pra nga marrja e produktit, nga zhvillimi i produktit, te shitja, te regjistrimi në kontabilitet, te marrja e pagesës, te krijimi i analizave që ndihmojnë në vendimmarrje. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është mënyra dixhitale”, tha Igli Gjelishti. LEXO EDHE:Pago+, një produkt inovativ nga Rubicon, për sigurine financiarë të fëmijëve dhe të rinjve Sistemet e kompanisë përdoren sot nga mbi 27.000 biznese në Shqipëri. Sistemi i faturimit vjen me një version që punon edhe pa lidhje interneti. Hotelet mund t'i shfaqin çmimet dhe dhomat e lira direkt në Google, pa komisionin e agjencive online. Ndërsa financave të biznesit tani u përgjigjet Devi, që merr pyetje me shkrim ose me zë dhe kthen përgjigje brenda sekondash. Në fokus ishin edhe pagesat. Karta të reja me benefite premium, dërgesa të menjëhershme drejt kartave kudo në botë, dhe për bizneset, POS me fiskalizim të integruar si dhe SoftPOS, që mundëson pranimin e pagesave me kartë nga çdo telefon Android. Dy zgjidhje që marrin rëndësi të veçantë para afatit ligjor të 31 dhjetorit, që detyron bizneset të pajisen me POS. Për shitjet online u prezantuan pagesat për dyqanet elektronike dhe pagesa me link, për ata që shesin nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas dev.al dhe Pago, fuqia e vërtetë e këtyre sistemeve, është fakti që janë të gjitha pjesë e së njëjtës zgjidhje- një ekosistem i vetëm, nga arka e biznesit deri te pagesa. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Future2Tech dev.al pago.al Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.5% Vota total: 3883 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?