Lajme Zone
Ardi Stefa: Pragmatizmi politik
PolitikëShqiptarja

Ardi Stefa: Pragmatizmi politik

Pragmatistët thonë se idealistët janë romantikë të pandreqshëm, njerëz që nuk e kuptojnë realitetin politik. Dhe ndoshta kanë të drejtë. Por edhe idealistët mund të pyesin se çfarë mbetet nga politika, kur çdo parim negociohet dhe çdo besnikëri ka një çmim?

Ekziston një përplasje e vjetër në politikë sa vetë politika. Dilema nëse duhet t'u qëndrosh besnik parimeve apo duhet t'i përshtatesh realitetit? Disa e quajnë këtë të fundit pragmatizëm. Të tjerë, oportunizëm. Në një përplasje brenda një force politike, dikujt iu kërkua që, si një nga themeluesit e saj, të zgjidhte krahun e tyre. Por krahu që duhej të mbështeste nuk përfaqësonte bindjet, parimet, historinë dhe formimin e tij. Ai u përpoq t'i mbrojë ato. Por kur pa se në politikë argumentet jo gjithmonë “pinë ujë”, tha një fjali që tingëllonte si çlirim nga çdo detyrim moral: “Unë nga kjo parti nuk kam përfituar asgjë në gati tre dekada. Detyrimin për ta mbështetur liderin e kanë ata që kanë përfituar prej tij.” LEXO EDHE:Ardi Stefa: Pse shqiptari i bindet vetëm arrogancës? Dhe, në fjalët e tij, kishte logjikë. Logjikën e ftohtë se politika nuk është vetëm besnikëri ndaj idealeve. Është edhe marrëdhënie interesi, përgjegjësish, borxhesh dhe përfitimesh. Ata që kanë marrë poste, privilegje, mandate apo favore, ndoshta e ndiejnë më shumë detyrimin për të qëndruar pranë atij që ua ka mundësuar. Ky është argumenti i pragmatistëve. Njeriu nuk jeton vetëm me ideale, ndërsa politika nuk fitohet vetëm me pastërti morale. Por shumë prej atyre që kishin përfituar ndër vite nga ajo forcë politike, në momentin kur panë se nuk do mund të përfitonin më gjë, kaluan në krahun kundërshtar. Ata që teorikisht kishin më shumë “borxhe” për të larë, zgjodhën rrugën që u garantonte një të ardhme më të sigurt. Pragmatizmi funksionoi. Si gjithmonë. Ndërsa themeluesi, ai që nuk kishte përfituar asgjë, nuk shkoi askund. Mbeti aty. Si Don Kishoti, duke luftuar me mullinjtë e erës. Duke mbrojtur parime që nuk i sillnin pushtet, poste apo privilegje. Duke refuzuar të kalonte në krahun kundërshtar, edhe pse ndoshta do të kishte qenë rruga më e lehtë dhe më fitimprurëse. Fatkeqësisht idealistët janë gjithmonë poetë në politikë. Pragmatistët thonë se idealistët janë romantikë të pandreqshëm, njerëz që nuk e kuptojnë realitetin politik. Dhe ndoshta kanë të drejtë. Por edhe idealistët mund të pyesin se çfarë mbetet nga politika, kur çdo parim negociohet dhe çdo besnikëri ka një çmim? E vërteta është që pragmatistët fitojnë më shpesh. Ata dinë kur duhet të largohen, kur duhet të afrohen dhe kur duhet të ndryshojnë anë. Ata nuk luftojnë me mullinjtë e erës; më mirë ndërtojnë një mulli për veten e tyre. Idealisti, ndërkohë, shpesh mbetet vetëm. Pragmatistët mund të fitojnë politikisht dhe ekonomikisht, ndërsa idealistët mund të humbasin gjithçka përveç vetes. Kjo është fitorja e tyre e vetme. Një fitore që, nuk të jep as post, as pushtet, as pasuri, as privilegje. Të lë vetëm me parimet. Për një romantik të pandreqshëm, ndoshta kjo mjafton. P.s: Po i rikthehem përsëri themeluesit. Është përsëri i vetëm, lufton padrejtësinë si Don Kishot, por të paktën veten nuk e ka humbur ende. Fëmijëve ndoshta nuk do t’u lërë pasuri, por të paktën do t’i shohë në sy pa turp e do t’u lërë emrin e mirë... Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Ardi Stefa Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 34.9% Nuk e di 12.9% Vota total: 3121 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?