Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, institucionet kapen, korrupsioni është kudo i pranishëm dhe kur pushteti abuzon me qytetarët, janë politikanët ata që duhet të largohen nga sytë këmbët, jo qytetarët. Prej 36 vitesh në Shqipëri është servirur një logjikë e përmbysur; "Ik ti, qytetar në emigracion; duro ti, qytetar, varfërinë; hesht ti, qytetar, përballë arrogancës, korrupsionit, krimit, grabitjes, padrejtësisë!" LEXO edhe...Preç Zogaj: Shqipëria e Re, me mendësi të re dhe në BE Ndërkohë establishmenti që e ka ndërtuar këtë sistem vazhdon të shfaqet si shpëtimtari i shqiptarëve. Pikërisht ata që janë autorët e katastrofës sonë. Por logjika më elementare thotë që establishmenti nuk e rrëzon me dëshirë shtëpinë që e ka ndërtuar për vete. Nuk mundet të jenë zgjidhja ata që kanë abuzuar me pushtetin, kanë shkatërruar institucionet, kanë kapur shtetin dhe kanë ndërtuar një sistem të mbyllur privilegjesh, të kërkojnë edhe një herë besimin e qytetarëve me premtimin se këtë herë do ta bëjnë ndryshe. Nuk mundet të kërkojnë besimin e qytetarëve as ato forca opozitare, të cilat e nisën këtë sistem antivlerash dhe me qëndrimin e tyre refraktar e mbajnë në këmbë pushtetin. Të dyja palët janë shkaktarët e një problemi që kërkon zgjidhje. Dhe, kur shoqëria kërkon ndryshim nuk mund të pranojë që ndryshimi të orkestrohet e drejtohet nga të njëjtët njerëz, të njëjtat interesa dhe të njëjtat struktura. Në rast se shoqëria pranon përsëri të njëjtët aktorë e faktorë, të cilët pengojnë të rinjtë dhe alternativat e reja të hyjnë në politikë dhe arrin të bindet se pa klasën ekzistuese politike nuk ka stabilitet, opozitë apo të ardhme, atëherë është mposhtur dhe ka triumfuar përfundimisht establishmenti. SI.E./ReportTv.al Ardi Stefa protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3165 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

