Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka përqendruar vendimmarrjen në duart e tij dhe se qëndron pas vendimeve të rëndësishme të qeverisë, përfshirë edhe nxjerrjen e News24 nga godina më shumë se 1 vit më parë. Në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Ahmetaj foli për atë që e konsideron “shpërbërje të shtetit” dhe “gjakderdhje financiare”, ndërsa deklaroi se hetimet e deritanishme kanë prekur vetëm një pjesë të mekanizmit që, sipas tij, vazhdon të funksionojë. “Jemi duke folur për shpërbërje shteti dhe gjakderdhje financiare. Segmente të SPAK kanë çmontuar vetëm bulonat, struktura është e fortë. Ndiqni ku shkojnë tenderat, edhe te AKSHI. Bota janë budallenj që bëjnë tendera? Ukraina në luftë bën tendera, ky në paqe nuk bën tendera dhe, kur i bën, i paracakton. Jemi në këtë pikë. Vendimet si ai për News24, si për Aeroportin e Vlorës, aty ka vetëm një njeri. Numrat 2 i ka fshirë, numrat 3 i ka vrarë, degdisur, aty është vetëm ‘kreu i organizatës’”, u shpreh Ahmetaj. Ai përdori më pas edhe një krahasim të fortë me ish-kreun e kartelit të Sinaloas, “El Chapo”, për të argumentuar pretendimin e tij se përgjegjësia e një drejtuesi nuk kushtëzohet nga kapja e tij duke kryer drejtpërdrejt një veprim. “Po kur thonë Ramën s’e kanë gjetur me para? Edhe El Chapon nuk e gjetën duke shpërndarë drogë, por shkatërroi botën me drogë. Vendimet i merr ‘kreu i organizatës’”, deklaroi Ahmetaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb EKSKLUZIVE! “Ti merru me qeverinë”, Ahmetaj zbardh bisedat e Ron Yeffet: Procesin duhet ta bëjmë në mënyrë të heshtur! Mediat dhe lajmet… (VIDEO) “Sulmi i Ramës ndaj News24 hakmarrje për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Kreu i organizatës numëron Ronët dhe Gysët! Nxorën median me dhunë për të dhënë shembull “Kam një dosje të re për AKSHI! Tmerr!”/ Arben Ahmetaj: Më dërgojnë informacione nga brenda PS! Policia dhe shërbimet sekrete… “Rama do t’i kthejë deputetët në duar të ngritura për t’u pasuruar ai, Roni dhe Balluku” – Ahmetaj: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez “Kayo, asistente furnizuese e vemjeve nga buxheti i shtetit”, Ahmetaj zbardh skemën: Si funksionon koncepti “KAYO” “Paketim armësh nga vendet me embargo”: Ahmetaj zbërthen skemën me “patentë shqiptare” dhe anashkalimin e NATO-s: Shpikje kriminale me synim qindra miliona euro! “Ermal Nufi bëri rrëfim penal në Kuvend për prodhimin e armëve”, Ahmetaj zbërthen skemën 31 mln euro pa tender: Hetimi në SPAK të mos bjerë në duart e segmenteve që kontrollohen nga kreu i organizatës A janë përgjimet autentike? “Mos kini asnjë dyshim, fare”, Ahmetaj përgjigjet prerë dhe sfidon Ramën: Hajde futu në debat… Arben Ahmetaj ngriti dyshime për trafik armësh, SPAK kërkesë për vënien në dispozicion të audio-përgjimeve të Ron Yeffet Denoncimet “bombë” të Ahmetajt, Lubonja: Zullum i madh! I kanë dalë zorrët këtij sistemi. Ramës i ka rënë kredibiliteti edhe te ndërkombëtarët Etiketa: Arben Ahmetaj Audiopergjimet edi rama
