Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shkruar se pozita penale e izh-zv.kryeministres Belinda Balluku është rënduar, pasi ndaj saj janë shtuar akuza të reja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që të çojë në Kuvend për të dytën herë kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, që nëse do të votohej, do i hapte rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministres. LEXO edhe...‘Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra’- Organizatori i protestës ‘përplaset’ me avokatin: Sa fiq e rrush paskeni ngrënë more vëlla! Reagimi i Bardhit erdhi pasi sot GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi të konfiskojë një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë në Palasë, e cila figoronte po në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Duke cituar kreun e SPAK, Klodian Braho, i cili ka deklaruar se “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij”, Bardhi shkroi se nuk mund të presim që të sekuestrohen të gjitha vilat e Ballukut (për të cilat përflitet se janë 300 të tilla) që ajo të arrestohet. Reagimi i Gazment Bardhit: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj? Sot, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar përsëri. SPAK e ka marrë të pandehur edhe për 3 akuza të reja: 1. Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë. 2. Fshehje ose mosdeklarim të pasurisë. 3. Pastrim të produkteve të veprës penale, në rrethana cilësuese. Të treja këto i shtohen akuzës së mëparshme: 4. Për shkelje të barazisë në tendera, që përfshin 8 procedura tenderimi. Siç kisha paralajmëruar shumë muaj më parë, SPAK, më në fund, e gjeti edhe vilën e dytë dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e vilës në Palasë, të cilën Belinda Balluku ia ka marrë Arbër Abazit të Aeroportit të Vlorës dhe, njësoj si vilën nr.1, e ka vënë sërish në emrin e Igli Tares. Media ka raportuar se janë 300 vila të tilla, në çdo resort të ndërtuar në vend. Do të duhet që të zbulohen të 300-a përpara se SPAK-u të zbatojë ligjin dhe të respektojë standardin e deklaruar dhe të zbatuar dhjetorin e kaluar nga vetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme? Zoti Braho ka deklaruar në Kuvend se, “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij.” Bashkë me këtë të sotmen, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar jo 1 herë, por 4 herë, me akuzat më të rënda penale që një zyrtar mund të ketë në lidhje me veprat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Atëherë, pse nuk i drejtohet SPAK Kuvendit për heqjen e imunitetit? Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës! Çdo ditë vonesë është përpjekje për të lehtësuar pozitën e Belinda Ballukut dhe për të mbrojtur korrupsionin e saj dhe të Edi Ramës. R.Xh/ReportTv.al gazment bardhi spak belinda balluku vila ne palase Igli Tare kuvend Imuniteti i Belinda Ballukut Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 3169 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
