Lajme Zone
“Apokalips” zjarresh në Europë. Pamje dramatike nga Kroacia, “nxihet” qielli në Greqi
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Apokalips” zjarresh në Europë. Pamje dramatike nga Kroacia, “nxihet” qielli në Greqi

Ka vazhduar përgjatë gjithë natës beteja me flakët pranë Brbinjit, në Dugi Otok të Kroacisë teksa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur kanë penguar përpjekjet për ta vënë flakën nën kontroll.

Ka vazhduar përgjatë gjithë natës beteja me flakët pranë Brbinjit, në Dugi Otok të Kroacisë teksa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur kanë penguar përpjekjet për ta vënë flakën nën kontroll. Zjarri, i cili nisi të premten në mbrëmje, u përhap me shpejtësi. Rreth 100 zjarrfikës janë angazhuar në operacion. Përforcime mbërritën natën me rreth 50 zjarrfikës të tjerë dhe 17 automjete të dërguara në ishull.

Zjarri është ndarë në dy fronte, përkatësisht rreth një kilometër dhe 600 metra të gjatë. Zjarrfikësit e kanë përshkruar zonën si veçanërisht të vështirë për shkak të terrenit të pjerrët dhe të paarritshëm, si dhe bimësisë së dendur mesdhetare.

Vështirësinë e shton edhe fakti se banesat janë të shpërndara përgjatë zonave përreth. Edhe në Omis një zjarr masiv shkaktoi dëme të mëdha dhe një viktimë. Me qindra banorë e turistë u evakuuan me urgjencë nga qyteti i ndodhur rreth 25 kilometra në juglindje të Splitit.

Erërat e forta favorizuan përhapjen e flakëve në drejtim të qytetit bregdetar. Ndërsa zjarri iu afrua qendrës së qytetit, pjesë të Omisit mbetën pa energji elektrike. Shtëpi, makina dhe anije u dëmtuan ose u shkatërruan nga flakët. Zjarre pati edhe në Mostar.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, theksoi rrezikun e situatës dhe vlerësoi përpjekjet e zjarrfikësve. “Zjarret u përhapën me shpejtësi rrufeje”, u tha ai gazetarëve. “Ajo që zjarrfikësit arritën të shpëtonin është vërtet një mrekulli.”

Me emergjenca të ngjashme përballen edhe Gjermania, Anglia, Franca e Greqia. Në Gjermani 2000 vetë u evakuuan nga zjarret. Në Mbretërinë e Bashkuar, pasi vendi regjistroi të enjten ditën më të nxehtë të vitit, zjarrfikësit e kaluan të premten duke luftuar me flakët në West Midlands, në Anglinë qendrore. Shërbimi i ambulancës tha se 19 persona u shtruan në spital.

Në Francën jugperëndimore, 525 banorë u larguan nga një zjarr që përfshiu pyjet me pisha në rajonin Landes, një zonë që është goditur edhe më herët këtë vit nga zjarre të mëdha.

Ndërsa në Greqinë veriore, njerëz me maska në fytyrë, disa prej tyre duke mbajtur fëmijë ose kafshë shtëpiake, hipën në gomone dhe varka në qytetin bregdetar të Sivirit, teksa zjarri përfshiu një pyll të zonës dhe shtëllungat e tymit e kthyen qiellin ne ngjyrë gri të errët. Top Channel