Lajme Zone
Apeli vendos nesër për Agasin, koordinatori i krimit kërkon zbutjen e masës së sigurisë
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli vendos nesër për Agasin, koordinatori i krimit kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Apelit të Posaçëm pritet të vendosë nesër për masat e sigurisë ndaj Ergys Agasit, i cilësuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se vepronte brenda AKSHI-t, si dhe ndaj Ulian Shpatarakut, ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit, i arrestuar teksa shoqëronte këtë të fundit.

Gjatë seancave të zhvilluara veçmas, të dy kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar një masë më të lehtë.

Ndërkohë, Shpataraku ka kërkuar edhe veçimin e çështjes së tij dhe vijimin e hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, pasi ndaj tij rëndon vetëm akuza për “përkrahjen e autorit të krimit”.

Gjykata nuk arriti të merrte një vendim gjatë seancave dhe pritet që vendimi përfundimtar të shpallet ditën e martë.

Ergys Agasi përballet me një sërë akuzash të rënda, mes tyre konkurrencë e paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria, Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, dyshohet se urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve dhe më pas, përmes kërcënimeve, i detyronin ata të tërhiqeshin nga tenderat e AKSHI-t.