Lajme Zone
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, furgoni i pasagjerëve përplaset dhe përmbyset
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, furgoni i pasagjerëve përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ku një furgon pasagjerësh i linjës së Sukthit është përplasur me trafikndarësen.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, ku një furgon pasagjerësh i linjës së Sukthit është përplasur me trafikndarësen.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, furgoni shihet i përmbysur në rrugë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe shërbimet zjarrfikëse.

Dëshmitarë që kanë kaluar në vendin e aksidentit raportojnë se ka persona të plagosur. Një prej tyre i tha redaksisë se kishte parë disa të lënduar, ndërsa një tjetër, duke iu referuar një personi që ndodhej në furgon, tha se dy persona dyshohet se kishin mbetur të bllokuar poshtë mjetit.

“Furgoni ishte duke shkuar për Sukth. Kishte disa të lënduar dhe shumë forca policie, zjarrfikëse dhe ambulanca”, tregon një dëshmitar.

Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar për numrin e të plagosurve apo gjendjen e tyre shëndetësore. Nuk dihen gjithashtu rrethanat dhe shkaku i aksidentit.

JOQ Albania vijon të ndjekë situatën dhe do të sjellë çdo informacion të ri që mund të konfirmohet nga autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)