Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre dyshime serioze për një situatë të rëndë në zonën e Kepit të Rodonit.
Sipas qytetarit, në zonën malore është ndezur zjarr dhe ai ngre dyshimin se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht, me synimin që pas djegies së territorit të mundësohen ndërtime.
“Tek Kepi i Rodonit i kanë vënë flakën malit që nesër të bëjnë ndërtime”, shkruan denoncuesi.
Akuzat nuk ndalen këtu. Qytetari pretendon se edhe efektivët e policisë që ndodhen në zonë nuk po ndërhyjnë, por sipas tij, “bëjnë sehir duke pirë kafe”.
Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, bëhet fjalë për një situatë që kërkon verifikim dhe reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Kush po e djeg malin në Kepin e Rodonit dhe çfarë po ndodh me territorin pas zjarrit?

