Lajme Zone
Apeli në Kosovë lë në paraburgim ish-bashkëpunëtorin e Behgjet Pacollit! Valon Llukës i refuzohet ankesa, dyshohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale
BotëReport TV

Apeli në Kosovë lë në paraburgim ish-bashkëpunëtorin e Behgjet Pacollit! Valon Llukës i refuzohet ankesa, dyshohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin për paraburgimin e biznesmenit Valon Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e biznesmenit Valon Lluka, ish-bashkëpunëtor i Behgjet Pacollit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji të vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas vendimit të Apelit, masa e paraburgimit llogaritet nga 7 tetori deri më 6 nëntor 2026. LEXO edhe...Kosovë/ Përparim Rama shpall kandidaturën për kreun e LDK-së: Abdixhiku duhet të dorëhiqet Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, dyshohet për katër vepra penale: “Mashtrimi lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar”, “Mashtrimi”, “Lidhja e kontratës së dëmshme” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. Biznesmeni u ndalua më 7 tetor me urdhër të Prokurorisë së Kosovës, ndërsa më 9 tetor Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi ndaj tij masën e paraburgimit prej një muaji. Valon Lluka njihet edhe për konfliktin publik me biznesmenin Behgjet Pacolli, pas largimit nga drejtimi i shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës në vitin 2025. Në atë kohë, Lluka pretendoi se kishte refuzuar të nënshkruante një dokument që, sipas tij, do ta bënte shoqërinë koncesionare garantuese për një kredi prej 100 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Pacolli e akuzoi publikisht ish-bashkëpunëtorin e tij për keqpërdorim të detyrës dhe përvetësim fondesh, akuza që Lluka i mohoi. Përplasja vijoi edhe në gusht të këtij viti, kur Pacolli ngriti pretendime për pagesa prej mbi 1.5 milionë eurosh, si dhe për një tjetër rast që përfshinte rreth 1.6 milionë euro të transferuara drejt një kompanie në Abu Dhabi, për shërbime që, sipas tij, nuk ishin realizuar. “Për mashtrimet rreth Aeroportit të Vlorës, shpresoj se do të trajtohen nga gjykatat e Tiranës pa anshmëri. Në Kosovë po ashtu shpresoj të tregojë drejtësia (ashtu si në Emiratet e Bashkuara) dhe t’i hetojnë deri në fund të gjitha këto raste dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për dëmin e shkaktuar nga këto veprime ilegale”, shkruante Pacolli. Me vendimin e sotëm të Apelit, Lluka mbetet në paraburgim, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për veprat penale për të cilat dyshohet. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Valon Lluka kosove behgjet pacolli aeroporti i vlores Mabetex Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3.1% Vota total: 11245 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?