Lajme Zone
Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim me Call Center-at, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, njëra merr me vete foshnjën 4-muajshe! Kërkojnë pezullimin e dënimit
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli i GJKKO i dënoi për mashtrim me Call Center-at, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, njëra merr me vete foshnjën 4-muajshe! Kërkojnë pezullimin e dënimit

Me foshnjën vetëm 4 muajshe në krah, Greta Gjoci është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët përmes Call Center-ave, duke përvetësuar 4.7 mln euro. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thanë se nëna dhe foshnja 4-muajshe janë vendosur në s

Me foshnjën vetëm 4 muajshe në krah, Greta Gjoci është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët përmes Call Center-ave, duke përvetësuar 4.7 mln euro. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi thanë se nëna dhe foshnja 4-muajshe janë vendosur në seksionin e posaçëm të burgut ku ndodhet edhe çerdhja. Gjoci është një nga 5 gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos, të cilat i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, për shkak të fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare. Për këtë çështje janë dënuar gjithsej 6 gra dhe për të paktën 4 prej tyre vendimi është ekzekutuar tashmë, duke u dërguar në burgun e Pojskës në Korçë. Për një nga 5 gratë që ka paraqitur kërkesë në GJKKO, vendimi ende nuk është ekzekutuar. LEXO edhe...Përvetësuan 4.7 milionë euro përmes mashtrimit me Call Centera, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 110 vite burg për grupin e Bruno Çobos Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, ditën kur Apeli la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit, përfshirë këtu edhe drejtuesin Bruno Çobo. Mbrojtja e Gjocit kërkon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit duke u mbështetur në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale. Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç. Në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur kërkesa edhe nga katër të dënuara të tjera të së njëjtës dosje: Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, si dhe Rezarta Ibrahimi, Antoneta Malo dhe Silvana Veliu, secila e dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg. Në total, pesë gratë që kanë paraqitur kërkesa janë dënuar me 34 vite burg. Dënimet e Apelit të GJKKO për gratë që kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimitElisa Çaçi- 7 vite e 4 muaj burgRezarta Ibrahimi- 6 vite e 8 muaj burgGreta Gjoci- 6 vite e 8 muaj burgAntoneta Malo- 6 vite e 8 muaj burgSilvana Veliu- 6 vite e 8 muaj burgLajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al Silvana Veliu Antoneta Malo Greta Gjoci Rezarta Ibrahimi Elisa Çaçi apeli i gjkko Call center bruno cobo Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 22.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 3800 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?