Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Anuloni projektin TID', banorët e qendrës së Durrësit godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe makinën e kryebashkiakes


Vezet që janë kthyer në simbol të protestave në vend, nuk kursyen as godinën e bashkisë së Durrësit dhe makinën e kryebashkiakes. Janë banorët që preken nga projekti TID që sot radikalizuar protestën. Ata kerkojne anulimin e projektit qe prek disa banesa ne qendren historike, prane Amfiteatrit.

DURRES-Teksa në sallën e Këshillit Bashkiak zhvillohej mbledhja per Territorialen, jashtë qytetarët e prekur nga projekti TID dolën në protestë. Janë banorë të qendrës që vazhdimisht kanë protesuar kundër TID, ndërsa këtë herë e radikalizuan protestën, duke hedhur vezë në drejtim të godines se bashkise. Po keshtu vezet u hodhen dhe ndaj makinës së kryebashkiakes, Emirjana Sako. LEXO edhe...Këshilli Bashkiak i Durrësit i thotë ‘po’ propozimit të PS për hartën e re territoriale, opozita braktis sallën Transformimi i Integruar i Durrësit (TID) synon rijetëzimin e zonës historike dhe krijimin e një hapësire të integruar arkeologjike dhe turistike, që përfshin zonën e Amfiteatrit dhe Bulevardin Epidam. Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, vlerën e kompensimit dhe procedurat e ndjekura për shpronësimet. Në emër të protestuesve, Rita Kazazi i bëri thirrje juristes së Bashkisë, Almeida Roshi, që të marrë pjesë në seancat gjyqësore në Gjykatën Civile për çështjen e banesave të prekura nga projekti. Ndërkohë, në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak nuk ishte projekti TID por Reforma Territoriale. Edhe pse Durrësi nuk preket nga reforma, Kuvendi u ka kërkuar të gjithë këshillave bashkiak të shprehin mendim në parim. Opozita braktisi sallën e mbledhjes, teksa këshilltarët e majtë votuan pro Territoriales që pritet të kalojë të enjten në Parlament. R.D/E.H/ReportTv.al proteste TID Durres Durres Emirjana Sako veze Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3134 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?