Seanca plenare që pritej të mbahej ditën e sotme është anuluar. Më herët deputetët e Partisë Socialiste u panë duke u larguar nga ambientet e Kuvendit, ndërsa nuk kanë pranuar të japin asnjë deklaratë për mediat. Anulimi i seancës vjen për shkak të protestës studentore që pritet të mbahet sot para Parlamentit.
Kujtojmë se nxënësit e gjimnazeve të Tiranës dhe po ashtu të Kamzës kanë bojkotuar mësimin për t'iu bashkuar protestës së studentëve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

