Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministrit Rama në konferencën IX Ndërqeveritare në Bruksel për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Duke e lidhur atë me protestën pasi nga sheshi para kryeministrisë është kërkuar vazhdimisht anulimi i këtij ligji, ai thotë se ky është “lajm i mirë për flamingot”, por jo për “sorrat.” “Lajm i mirë për flamingot, jo i mirë për sorrat që kanë mbetur këtu. Gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Kryeministri Edi Rama sqaroi se ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, pasi ka përmbushur misionin e tij, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet dhe përshtatet me standardet e Bashkimit Europian”, shkruan Balla ndërsa më poshtë ka cituar edhe deklaratën e Ramës në Bruksel. LEXO edhe...PAMJET ME DRON/ Përfjnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin, mbyllet brenda një ore “Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europiane”, tha kryeministri në konferencën për shtyp. Share P.J/ReportTv.al protestat kunder qeverise konferenca nderqeveritare taulant balla Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.9% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.2% Vota total: 1619 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

