Ka rezultuar një garë e çmendur dhe heroike ajo për Kimi Antonelli-n në Monza të Italisë. Piloti 20-vjeçar i cili u nis nga vendi i 19 e mbyll garën si fitues, duke bërë në total 23 parakalime. I fundit ishte ai i shokut të skuadrës George Rusell 3 xhiro para fundit, që rrezikoi ti nxirrte të dy jashtë piste. Russell u rendit i dyti dhe beri nje gare rezistence me gomat e forta deri nê fund, por humbi te tjera pikë në renditjen e përgjithshme ndai italianit. Tashmë Antonelli ka 66 pikë avantazh ndaj britanikut, duke iu afruar me shume titullit kampion. Kjo është fitorja e parë e një piloti italian në garën e shtepise pas 60 vitesh (Ludovico Scarfiotti ne vitin 1966). LEXO EDHE:Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin, shkak një vajzë! Kërcënimi i 22-vjeçarit: Ju vras more! Ne vendin e trete u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, në një garë të mirë. Ai arriti te parakaloje dy makinat McLaren te Lando Norris e Oscar Piastri. Vetem i gjashti britaniku Leëis Hamilton me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadres Charles Leclerc u aksidentua që në xhiron e dytë. Garë zhgünjyese per "kokëkuqen", që në pistën e shtëpisë nuk arriti dot të kapë as podiumin. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: formula 1 Kimi Antonelli Max Verstappen itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.3% Vota total: 4911 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
