Java e parë e Kategorisë së Parë u mbyll me surpriza, ku spikat barazimi 3-3 mes Besës dhe Flamurtarit.
Besa kaloi në avantazh 3-1, me Ruzgis që shënoi në minutat 4, 35 dhe 49, ndërsa Migone realizoi për Flamurtarin në minutën e 15.
Flamurtari reagoi në pjesën e dytë dhe Gjata shënoi në minutën e 81 për ta ngushtuar diferencën. Në minutën 92, Lushaj realizoi nga goditja e dënimit dhe vendosi rezultatin përfundimtar 3-3.
Në sfidën tjetër, Kastrioti barazoi 2-2 në transfertë ndaj Burrelit. Kapllani realizoi dy herë për Kastriotin në minutat 11 dhe 22, ndërsa Burreli shënoi me Kokën në minutën 31 dhe Xhabrahimin në 98. K
orabi fitoi 1-0 ndaj Orikut me një gol të Spahiut në minutën 93.
REZULTATET
BESA 3-3 FLAMURTARI
4′(p), 35′, 49′ Ruzgis – 15′ Migone, 81′ Gjata, 90+2′ Lushaj
KORABI 1-0 ORIKU
90+3′ Spahiu
BURRELI 2-2 KASTRIOTI
31′ Koka, 90+8′ Xhabrahimi – 11′, 22′ Kapllani Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

